Greqi, 1000 femra qe merren me biznes, ne Samitin e Athines
ATHINE - Më shumë se 1000 femra biznesmene nga e gjithë bota, kanë përzgjedhur sivjet Athinën, për të realizuar takimin e tyre të përvitshëm Global Summit of Women 2012.
Presidentja e Global Summut of Women, Irene Davidad vjen të martën në Greqi, për t'u takuar me përfaqësues të mediave greke dhe për t'i informuar mbi objektivat e këtij takimi botëror të grave biznesmene dhe politikane, që çdo vit organizohet në një vend të ndryshëm dhe përfshin një gamë të gjerë çështjesh, njofton agjencia shtetërore e lajmeve.
Samiti realizohet me qëllim që:
- Të ndërlidhë femrat e komunitetit të biznesit botëror,
- Të forcojë dinamikën e tyre, të shkëmbejnë praktikat pozitive,
- Të krijojnë sinergji tregtare dhe afariste,
- Të promovojë femrat biznesmene dhe t'i shndrrojë në lojtar të barabartë të zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit në botë.
Që prej 22 vjetësh, Global Summit of Women i ndihmon gratë të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të shtrojnë rrjetet, si dhe të zgjerojnë shanset e tyre në nivel rajonal dhe botëror.
Në samitin e sivjetshëm, që do të zhvillohet në Athinë nga 31 maji deri më 2 qershor, marrin pjesë mbi 50 organizma ndërkombëtarë nga pesë kontintetet.