Spahiu, KLD miraton dorëheqjen, Halimi: Të shkarkohej në Kuvend
Tiranë- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka votuar në mbledhjen e sotme “pro” dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit duke rrëzuar kështu kërkesën e ministrit të Drejtësisë Eduart Halimit, për shkarkim të Spahiut nga Kuvendi.
Me 8 vota pro dhe 6 kundër u pranua dorëheqja e Spahiut i cili u zëvëndesua nga kryeinspektorja e KLD-së.
Gjatë mbledhjes së sotme janë zhvilluar debate mes presidentit Topi dhe ministrit Halimi lidhur me shkarkimin e Spahiut.
KLD-ja nisi mbledhjen e saj me dyer të mbyllura rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Ndërkaq ditën e sotme komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Kreshnik Spahiut pritet të publikojë raportin hetimor, i cili më pas do t’i dorëzohet Kuvendit.
Nga ana e tij Spahiu e cilësoi dorëheqjen e tij si të parevokueshme, pasi prej 3 vjetësh ndaj tij është ushtruar presion i vazhdueshëm.
Shkrime të tjera me interes:
- Spahiu përdori financat e KLD-së për Aleancën Kuq e Zi” Tiranë- Komisioni hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik...
- Dorëhiqet Spahiu nga KLD-ja, Alibeaj: Kallëzim penal, nuk dha informacion Tiranë- Ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij...
- Akuzat e Alibeaj, reagon Spahiu: Kam zbatuar detyrën, KLD e hapur për informacion Tiranë- Dera e KLD-së është e hapur për informacion por...