E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet në Durrës gjahtari italian, kishte fshehur në makinë 25 shpend të vrarë

DURRËS- Forcat e policisë portuale kanë ndaluar mbrëmjen e kaluar një gjahtar italian, i cili kishte fshehur në automjetin e tij 25 shpendë të vrarë, me qëllim që t'i dërgonte në Itali.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur se, "gjahtari me iniciale O. B., 36 vjeç, banues në Castagneto Carducci pranë Livornos po kthehej me traget në Itali, kur gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit të tij tip Toyota me targë DH 326 KL iu gjetën të fshehura 25 shpendë të vrarë.

Ndaj 36-vjeçarit u kryen hetimet e para në gjendje të lirë, ndërsa materialet proceduriale për veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara iu kaluan për ndjekje prokurorisë së rrethit të Durrësit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›