Berisha Gjermania mbeshtetese e fuqishme e Shqiperise
Në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermansië është organizuar në Ministrinë e punëve të Jashtme një ceremoni ku merrnin pjesë, kryeministri Sali Berisha, ambasadorja gjermane në vendin tonë Karola Muler Holtkemper, ministri i punëve të jashtme Edmond Panariti dhe zyrtarë të të tjerë.
“Sot është një ditë e veçantë, rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë dhe 25 vjet bashkëpnimi, ndihme e mbështetje të shkëlqyer nga ky vend i madh mik”- e nisi fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare, i cili shtoi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë në ditët në vijim.
“Rrëzimi i murit të Berlinit nga qindra mijëra qytetarë u shndërrua në ngjarjen mëë shpresëdhënëse të Europës së pasluftës së dytë botërore. Kombet pas rënies së këtij muri, kudo që vuanin nga diktatura, njëra pas tjetrës në përpjekje të mëdha po dilnin në hapësirat e lirisë dhe në vazhdim po këtë bëri edhe kombi shqiptar”- theksoi ai, ndërsa vlerësoi ish kancelarin gjerman Helmut Kol se do të mbetet në memorien e shqiptarëve dhe mbarë kombeve të shtypur nga diktatura komuniste si kancelari gjerman më i madh i të gjitha kohërave
Kryeministri Sali Berisha e vuri theksin tek mbështetja e fuqishme gjermane në realizimin e projekteve madhore të kombit, si anëtarësimi në NATO, mbështetja në procesin e integrimit në BE, si edhe ndihma financiare për problematikat me jetike të vendit.
“Në këto 25 vite shqiptarët kanë patur privilegjin e madh të qëndrojnë në vend të parë të ndihmës dhe bujarisë gjermane për frymë në botë
Qeveria gjermane i ka dhënë mbi 1 miliardë euro Shqipërisë ,e cila ëhstë dedikuar në çdo fushë të jetës së vendit, ndihmë e cila është adresuar në problematikat më jetike,me të cilat përballeshin qytetarët shqiptarë , ndihmë e cila është shtrirë në zonat më të thella të vendnit në qindra projekte të suksesshme”- deklaroi kryeministri Berisha i cili shtoi se Shqipëria ka njohur investime serioze gjermane, të cilat vijnë gjithnjë në rritje dhe janë një shembull suksesi.
Më tej Berisha vlerësoi se Gjermania ka dhënë një ndihmë të madhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe veçanërisht në çlirimin e Kosovës.
“Ajo ka një kontribut të veçantë në çlirimin e Kosovës. Ishin njësitë gjermane të parat që në krye të trupave të Aleancës së Atlantikut të Veriut kaluan kufirin dhe u paraqitën si çlirimtarë në Kosovë dhe në gjithë këto vite dhanë kontribut thelbësor në ndërtimin e vendit”- shtoi ai, i cili faenderoi taksapaguesit gjermanë dhe qevrinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë vendit tonë.
Panariti: Gjermania, partner i besueshëm dhe serioz
Ministri i jashtëm Edmond Panariti ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe theksoi se Shqipëria gjen tek Gjermania një partner të besueshëm dhe serioz.
"Pas 1 çerek shekulli ne gjejme tek Gjermania një vend mik të qëndrueshëm, të besueshëm dhe serioz. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dhe dimensional që kanë bërë të mundur afrimin mes dy popujve tanë” theksoi ai.
Kreu i diplomacisë, Panariti gjithashtu vlerësoi edhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.