Imami Shitja e municionit luftarak me ligj
Programi i shitjes së municionit luftarak është kryer në përputhje të plotë me ligjin e brendshëm dhe me ligjet ndërkombëtare, deklaroi Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate ceremonisë së dhurimit të shtatë kamerave një monitori dhe një video regjistruesi nga OSBE për rritjen e sistemit të sigurisë në uzinën e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit.
Duke u ndalur edhe njëherë në procesin e demilitarizimit Imami ka përfituar nga rasti të falenderojë vendet donatore, SHBA dhe OSBE të cilat në bashkëpunim me qeverinë shqiptare po pastrojnë vendin nga armatimi dhe municioni i diktaturës. Ministri solli shembullin e 150 ton ekzogjen që kanë qenë të depozituara në këtë uzinë deri ën vitin 2010 një lëndë plasëse me fuqi të jashtëzakonshme shpërthyese e cila ishte e rrezikshme për fshatrat dhe qytetin e Elbasanit.
Numri një i mbrojtjes është ndalur edhe në demontimin e armatimeve në poligone një proces ky që ka përfunduar dhe se së shpejti do të kryhet një shpërthim simbolik në Bizë për të demonstruar përfundimin e këtij procesi. Imami është shprehur se demilitarizimi vazhdon të kryhet në kushte të larta sigurie e nuk është shoqëruar me asnjë incident nëpër uzina.