E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja e Viktor Gushit ne Gjykaten e Tiranes

Prokurorja Lindita Ziguri ka dërguar për gjykim në gjykatën e Tiranës dosjen e Viktor Gushit, autorin e një serie vjedhjesh në kryeqytet. Kanë përfunduar afatet hetimore për Viktor Gushin, ndërkohë organi i akuzës ka përfunduar hetimet paraprake për Gushin duke dokumentuar 18 vjedhje me armë të kryera nga Gushi. Në kërkesë padinë e siguruar nga abc news prokurorja Ziguri e akuzon 45 vjecarin për vjedhje me pasojë vdekjen “ 2 herë,” vjedhje me armë” 8 herë në shumë totale të 3.113.302 lekëve e 950 eurove, “vjedhje me armë” e mbetur në tentativë 5 herë, “plagosje e rëndë me dashje” 3 herë dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake. Viktor Gushi akozohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rapo Sinanaj gjatë tentativave për të grabitur. Në kërkesën e prokurores Lindita Ziguri shkruhet se Viktor Gushi ishte një person me stilo jetese të vetmuar dhe për shkak të sjelljeve rituale dhe bestytnive preferonte që vjedhjet ti kryente vetëm ditën e premte pasi kjo ishte dita e e tij me fat dhe para kryerjes së grabitjeve lutej në kishë për orë të tëra duk e i thënë Zotit të lutem mos më lejo të bëj ndonjë gjë të keqe. Viktor Gushi me grabitjet e dhunshme ishte kthyer në tmerrin e filialeve bankare në Tiranë dhe Fier, si edhe të argjendarive dhe dyqaneve të këmbimeve valutore. Si autor i grabitjeve u zbulua nga një kamer sigurie teksa largohej nga tentativa e grabitjes së një banke, ku mbeti i plagosur roja Skënder Elmazi dhe u vra arkëtarja Leonora Kaloçi. Si prova në procesin gjyqësor kundër tiju janë praqitur një sërë provash mes të cilave edhe rrëfimet e 45 vjecarit ku ka pranuar fajësinë e tij për grabitjet para oficerëve të policisë dhe para gjykatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›