E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gjithçka për të shumëfishuar prodhimin

Kryeministri Sali Berisha u ndal në Metoq të Sarandës në një takim me fermerët.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria është ndër vendet më të lakmuara turistike dhe do bëhet çdo gjë për të promovuar këtë sektor.

“Saranda e Delvina kanë një potencial të madh bujqësor, por ne do bëjmë gjithçka për ta shumëfishuar këtë prodhim. Ne do japim para në dorë për imputet bujqësore. Shoku zotohet të heqë TVSH-në për pesë produktet, kjo sepse programin e ka absolutisht bosh. Nëse hiqet TVSH për vajin, qumështin, miellin, grurin dhe vezën, atëherë gjithë produktet vendase janë të destinuara të dështojnë dhe vjen në kundërshtim të plotë me politikat për fermerët”, u shpreh Berisha citon Noa.al.

Ai theksoi se qeveria do i mbrojë fermerët duke hartuar politika mbështetëse për ta./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›