Guvernatori mbështetë protestuesit në Turqi, gjashtë policë të vetëvrarë

Dhjetëra mijëra demonstrues kanë dalë sot në mëngjes në rrugët e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit, ku kanë djegur goma dhe kanë hedhur mjete piroteknike në policinë e cila më pas ka hedhur gazë lotsjellës.
Guvernatori i Stambollit, Husein Avni Mutlu e ka publikuar sot në mëngjes një mesazh pozitiv në Twitter ku i ka përshëndetur demonstruesit në parkun Gezi dhe ka thënë se do të dëshironte të ishte me ta, shkruan e përditshmja turke “Hurriyet”.
Pjesëmarrësit në protestë mbrëmë kanë vallëzuar në sheshin Taksim, ku gjendet parku Gezi, kështu që protesta praktikisht është shndërruar në karnaval.
Gazeta “Hürriyet”, duke u thirrur në deklaratën e kryetarit të Sindikatës së Policisë, Faruk Sezer, shkruan se që nga fillimi i protestave në parkun Gezi të Stambollit, gjashtë policë kanë bërë vetëvrasje.
Mediat lokale kanë raportuar se një numër i madh njerëzish është lënduar në Ankara ku policia është përballur me 10 mijë njerëz, kurse përleshje të reja kanë shpërthyer në lagjen e Stambollit, Gazi, ku jeton klasa punëtore, raporton AFP.
Pjesëmarrësit në protestë mbrëmë kanë vallëzuar në sheshin Taksim, ku gjendet parku Gezi, kështu që protesta praktikisht është shndërruar në karnaval./Indeksonline./