Berisha viziton ne spital Leka Zogun
Gjendja shëndetësore e trashëgimtarit i Fronit Mbretëror Leka Zogu i Parë, duket se po shkon drejt përmirësimit. Megjithëse ai vazhdon të mbahet në ranimacionin e spitalit Neurokirurgjik në Tiranë, sipas doktorit Mentor Petrela shëndeti i tij paraqitet më mirë nga momenti i dërgimit të tij në spital pasditen e së martës.
Trashëgimtari i Fronit Mbretëror Leka Zogu i Parë është vizituar gjatë paradites nga kryeministri Berisha, i cili garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për t’i mundësuar atij shërim të shpejtë.
Sipas doktor Mentor Petrelës, Leka Zogu i Parë nuk ka nevojë të dërgohet për kurim jashtë Shqipërisë dhe do të vazhdojë të ndiqet nga ekipi mjekësor i spitalit Neurokirurgjik në Tiranë. Si pasojë e komplikacioneve, kryesisht në zemër dhe mushkëri trashëgimtari i Fronit Mbretëror është dërguar me urgjence në spital në orën 17 të ditës së martë dhe sipas mjekeve kjo është hera e tretë që ai ka përfunduar për mjekim në spital.
Leka Zogu i pare është lindur ne 5 Prill 1939, në Tirane, është djali i vetëm i Mbretit Ahmet Zog dhe bashkëshortes së tij Xheraldinë.