Berisha: “Gjuha shqipe në të gjitha tabelat dhe etiketat”
Kryeministri Berisha kërkoi dje nga Ministria e Arsimit të përgatisë vendimin për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha emërtimet e tabelave dhe etiketave. “Gjuha shqipe duhet të prevalojë në të katër anët e vendit”, - u shpreh Kryeministri. Sipas tij, të gjitha tabelat dhe etiketat duhet të jenë në gjuhën shqipe. Ndërkohë, pas vendosjes së gjuhës shqipe në tabela dhe etika mund të vendoset edhe gjuha që të interesuarit dëshirojnë. “Ne duhet të tregojmë respektin më të madh për këtë gjuhë të mrekullueshme që kemi”, - ka përfunduar Berisha.
28 Shkurt 2008