Topi dekreton zëvendëskomandatin e ri për Forcën e Bashkuar
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje në detyrën e zëvendëskomandatit të Forcës së Bashkuar, kundëradmiral Kudret Eqerem Çela, duke e zhveshur nga detyra e komandantit të Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Ndërkohë që ka liruar nga detyra një nga gjeneralët e brigadës, Astrit Jaupin. Sipas dekretit të presidentit, këto vendime vijnë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas dekretit, në mbështetje të nenit 93, të pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8, të nenit 7 të Ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të germës “a”, të pikës 1, të nenit 11 të Ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të germës “c”, të pikës 3, të nenit 9 të Ligjit nr. 9047, datë 10.07.2003 “Për Shërbimin Ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të ministrit është dekretuar që gjeneral brigade Astrit Jaupi, komandant i Forcës Ajrore, lirohet nga kjo detyrë dhe del në lirim.
28 Shkurt 2008