E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli rikthen për shqyrtim çështjen e Jasim Kadisë

Gjykata e Apelit rikthen për shqyrtim dosjen e Jasin Kadisë. Kërkesa e avokates së biznesmenit jordanez ka marrë përgjigje pozitive nga ana e gjyqtarëve të Apelit për t’u shqyrtuar edhe një herë në Shkallën e Parë kërkesat për pasuritë e tij. Vetëm pak kohë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë refuzoi shqyrtimin e kërkesës së Kadisë, pasi cilësoi se prokura që kishte avokatja nuk ishte e rregullt. Ky vendim u mor nga gjyqtarja, Alkelina Gazidede. Pas vendimit të Gazidedes, avokatja apeloi vendimin dhe dje u vendos që kërkesat të rishqyrtoheshin edhe një herë në Shkallën e Parë. Yasim Kadia ka depozituar prej kohësh kërkesa në Gjykatën e Tiranës, pas vendimeve të ministrave të Financave si financues i terrorizmit. Biznesmenit iu sekuestruan pasuritë me pretendimin se i përdorte për pastrim parash për të financuar terrorizmin.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›