Berisha-Gjukanoviç, inaugurojnë pikën kufitare në Murriqan
Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, inauguruan dje paradite pikën e përbashkët të kalimit kufitar Murriqan-Sukobinë, e ndërtuar me një fond prej 1.1 milionë euro të Komisionit Europian. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin edhe ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, dhe homologu i tij në Malin e Zi; Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; ministra të qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze dhe autoritete vendore të Shkodrës dhe Ulqinit. Kryeministri Berisha tha se "këtu së shpejti do të nisim ndërtimin e një autostrade të re që lidh Velipojën me Ulqinin. Kurrë në histori nuk kemi punuar kaq mirë dhe kaq shumë bashkërisht, për lidhjet midis dy vendeve tona". Gjatë vizitës në Shkodër, Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e rrugës Shkodër-Hani i Hotit. Rruga, me gjatësi 40 kilometra dhe gjerësi 10.5 metra, është financim i qeverisë italiane dhe asaj shqiptare, me vlerë 40 milionë euro. Më pas, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të shëtitores së qytetit, buzë liqenit të Shkodrës.
"Dua të zotohem edhe një herë para qytetarëve të Shkodrës se unaza e qytetit është një nga projektet më të rëndësishme që do shndërrohet në realitet. Siç ka bërë qyteti shëtitoren, ashtu do jetë edhe unaza e liqenit, një liqen shumë i bukur dhe me një klimë të mrekullueshme, që do shndërrohet në një nga qendrat më të fuqishme turistike të vendit", tha Berisha. Sipas tij, "by pass-i është një vepër tjetër e rëndësishme, që do kompletohet gjatë mandatit të ardhshëm. Unaza i mbetet qytetit, ndërsa by pass-i përjashton të gjithë trafikun ndërkombëtar dhe ndikon fuqishëm edhe në mbrojtjen e tij brenda qytetit".
Gjatë pasdites së djeshme, Kryeministri Berisha u rikthye në Tiranë, ku zhvilloi mitingun e parë te sheshi "Shtraus" në njësinë numër tre, më pas ka qenë pranë shkollës "Bajram Curri", ku u ka premtuar 24 orë ujë dhe vende pune. Kreu i qeverisë, rreth orës 20:00 ka qenë pranë stadiumit "Dinamo" për të përmbyllur aktivitetet për ditën e djeshme.