E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eagle Mobile" sjell "Fiks Cel"!

Për të lehtësuar komunikimin midis familjarëve dhe miqve kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë saj, "Eagle Mobile" do të nxjerrë në treg programin më të ri FIKS CEL. Ky program ka në fokus mundësimin e tarifave të përballueshme nga të gjithë dhe thjeshtimin e përdorimit të telefonisë. Abonentët do të mund të komunikojnë nëpërmjet "Eagle" edhe nga telefonat fiks që kompania po hedh në treg. Këta telefona funksionojnë me kartën SIM të "Eagle Mobile" dhe janë shumë praktikë e të thjeshtë në përdorim. Me anë të shërbimit FIKS CEL mund të bëhen thirrje telefonike dhe të dërgohen mesazhe të shkurtra SMS, ndërsa telefonat posedojnë edhe një sekretari elektronike për regjistrimin e mesazheve zanore. Telefonat funksionojnë pa kabllo dhe kanë një çmim blerjeje shumë të arsyeshëm.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›