Aksidentohet kandidatja e PD-së
Aksidentohet në Mollas të Kolonjës kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, Shpresa Joanidhi. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.30 të ditës së djeshme, në aksin rrugor nacional që lidh Korçën me Kolonjën. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se kandidatja e PD-së po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës me bashkëshortin e saj, që ka qenë në drejtim të mjetit privat në pronësi të familjes Joanidhi. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrethanat kur drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin dhe në një kthesë ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes është plagosur dhe shembur lehtë kandidatja Shpresa Joanidhi dhe i shoqi. Policia ka sqaruar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që konfirmohet se Joanidhi është nisur me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Mësohet se kandidatja e PD-së po kthehej në Gjirokastër, pasi kishte qenë në qytetin e Pogradecit për një vizitë familjare te të afërmit e saj.