Berisha Gjykatat aktuale te zevendesojne Gjykaten Administrative

GJA.Berisha eshtjet do ti shqyrtojne gjykatat. Mosekzistenca e gjykates Berisha Nuk ka asnje vakuum.
Kryeministri Sali Berisha riktheu dje ceshtjen e Gjykates Administrative shqiptare duke permendur faktin se mosekzistenca e saj nuk perben asnje vakuum pasi nuk i mungojne asnje nga kodet e kesaj fushe. Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave Berisha i kerkoi ministrit te Drejtesise Bujar Nishani dhe kryetares se Gjykates se Larte te Drejtesise te shqyrtojne mundesite e nje kristalizimi i nje funksionimi me te shpejte te te gjitha ceshtjeve te cilat do te gjykohen nga sistemi gjyqesor shqiptar por qe i shqyrton Gjykata Administrative.
Sipas tij ceshtjet civile diskutohen ne te gjitha gjykatat e ketij vendi packa se mungon Gjykata Administrative duke shmangur ne kete menyre te gjitha mungesat qe krijon mungesa e nje gjykate te tille.
Prandaj duhet te studiohen te gjitha mundesite e nje kristalizimi dhe funksionimi me te shpejte me te zhdervjellet te te gjitha ceshtjeve qe do ti gjykonte Gjykata Administrative - tha Berisha lidhur me nje fakt te tille duke kembengulur se duhet te gjendet nje mundesi e perafrimit te modaliteteve te shqyrtimit te ceshtjeve civile e duke i dhene fund ne kete menyre hapesires boshe qe po krijohet me mungesen e nje Gjykate Administrative. Mundesisht ne nje bashkepunim te gjeni mundesite e perafrimit maksimal te afateve te shqyrtimit te ketyre ceshtjeve modalitetet e shqyrtimit te tyre. Sigurisht duke shfrytezuar hapesirat e kodit te procedures civile hapesirat e kodit administrative. Une mendoj mund te behet nje permiresim I ndjeshem edhe ne fushen per te cilen gjykata administrative do te jepte pergjigjen me te mire - tha z.Berisha. Gjykata Administrative nuk gjeti miratimin ne Kuvend pas mosdhenies se konsensusit nga ana e opozites dhe menjehere pas kesaj Shtetet e Bashkuara te Amerikes dogjen fondin prej miliona dollaresh te taksur per ndertimin e nje institucioni te tille ne Shqiperi.