Halimi 5 mandatet e PD-se te ligjshme opozita te terhiqet

PS-ja nuk ia heq dot mandatet 5 deputeteve te mazhorances jo vetem se mandatet e tyre jane te qarta te ligjshme dhe kushtetuese por edhe per arsyen se nuk kane asnje mjet juridik per ti kundershtuar. Kjo eshte kunderpergjigjja e deputetit te PD-se Eduard Halimi ndaj kerkeses se PS-se drejtuar Kushtetueses per heqjen e mandatit te 5 deputeteve demokrate.
Per kete ai i referohet nenit 69 te Kushtetutes qe e ka dhene te qarte rrugen e vetme kushtetuese. Per standard Halimi thote se ky Komisioni i Mandateve i ka verifikuar dhe ka votuar ne kete Parlament te gjitha mandatet te 140 mandatet prej me shume se 13 muaj me pare. Ndaj z. Halimi eshte i sigurt se mandatet e 5 deputeteve te PD-se qe jane derguar ne Gjykaten Kushtetuese nga PS-ja nuk do te preken ne asnje rast pasi nuk le shteg Kushtetuta e vendit.
Z. Halimi PS-ja i ka drejtuar nje kerkese Gjykates Kushtetuese per te bere interpretimin e disa neneve me qellim qe te kerkoje te heqe edhe ajo mandatin e 5 deputeteve te PD-se. Si qendron kjo ceshtje
Une e degjova me vemendje pretendimin e opozites sipas se ciles kerkon qe permes nje kerkese drejtuar Gjykates Kushtetuese te marre dhe te zvarrite perfundimin e nje ceshtjeje e cila eshte e qarte ne driten e diellit. Ato po kerkojne te mjegullojne ate qe nuk munden. Po mundohen tu thone shqiptareve Po vellezer Beqja e ka bere balte por ai nuk eshte i vetem. Beqja ka shkelur Kushtetuten por njelloj me balte jane edhe keta. Jo zoteri jane absolutisht te gabuar. E para ne e dime shume mire se ata nuk kane asgje. Nese do te kishin nje rast ne radhet e deputeteve te PD-se te krahasueshem me rastin e zotit Beqja do te kishin leshuar rrufe. Ata qe nuk lene gje pa sajuar shpifur dhe trilluar do te hezitonin per 5 deputete As edhe nje minute nuk do hezitonin por do te kishin leshuar pafund rrufe. Por rastin nuk e kane. Ata kerkojne ne Gjykate Kushtetuese nje interpretim me qellimin qe te godasin mandatet e 5 deputeteve te mazhorances. Por kete po e kerkojne ashtu sic po kerkojne kutite. Arsyetimi juridik eshte po aq i dobet dhe i deshtuar njelloj si ne rastin e kutive. Ata po kerkojne te hapen kutite sot kur e dini shume mire qe kutite nuk hapen. E dine qe kerkojne dicka qe eshte kunder Kushtetutes kunder vendimeve gjyqesore. E dine qe nuk ka asnje mjet te vetem juridik per hapjen e kutive por prape genjeni veten tuaj kryetarin tuaj e per me teper genjejne popullin opozitar se nje dite do te hapen. Ne mungese te rruges juridike ata ndjekin rrugen e protestave apo rrugen e revolucionit. Cdo njeri me njohurite me fillestare juridike e ka te qarte se nuk ka asnje mjet ligjor dhe kushtetues per hapjen e kutive edhe per faktin e thjeshte se ka kaluar mbi nje vit dhe ata nuk bejne dot as edhe nje kerkese per hapjen e kutive se kane kaluar te gjitha afatet per diskutimin e mandateve te deputeteve te shpallura ne 1 gusht 2009. Ata kerkojne interpretim te Kushtetutes me arsyetimin qe neser te bejne nje kerkese te ngjashme me kete per Beqen. Por ju nuk e beni dot kerkesen per mandatet e 5 deputeteve. Nuk e bejne sepse Kushtetuta nuk i ka lene asnje rruge asnje shteg.
Po pse Ku ndryshon rasti kete do ta vendose Gjykata Kushtetuese Ku qendron problemi
Mandatet e 5 deputeteve dhe te 135 te tjereve perfshi dhe te tjeret jane mandate te fituara ne perputhje te plote me Kushtetuten. Neni 69 i Kushtetutes i ka dhene te qarte rrugen e vetme kushtetuese. Verifikimin e mandateve nga Komisioni i Mandateve te ketij Kuvendi. Ky komision i ka verifikuar dhe ka votuar ne kete Parlament te gjithe mandatet te 140 mandatet prej me shume se 13 muaj me pare. Kjo dihet prej me shume se 1 viti nga te gjithe shqiptaret. Pra e kane te qarte te gjithe se PS-ja nuk ia heq dot mandatet 5 deputeteve te mazhorances jo vetem se mandatet e tyre jane te qarta te ligjshme dhe kushtetuese ne driten e diellit por edhe per arsyen se nuk kane asnje mjet juridik per ti kundershtuar.
Kur e dine se nuk i kundershtojne dot mandatet e 5 deputeteve se u ka kaluar afati per te bere kerkese atehere perse duan te bejne interpretimin Cu duhet interpretimi kur sido qe te jete nuk u hyn ne pune
Per kete duhet te pyesni ata juriste te PS-se qe kane bere kerkesen. Rasti i fundit eshte njelloj si rasti i kutive. Ata nuk kane asnje mjet juridik per te argumentuar ate qe pretendojne dhe ne mungese te tyre u drejtohen protestave revolucionit.
Ata nuk mund te kujtohen pas 1 viti dhe te kerkojne sot ate qe duhet te kerkonin para 8 muajsh. Ata nuk mund te rrine jashte Parlamentit te marrin tendera dhe pallate dhe pastaj te kerkojne ti cojne dhurate kryetarit per dasme mandate
Kryetari i tyre do te tjera dhurata ai do parate ndaj kot humbasin kohe me te tilla genjeshtra por duhet te mbledhin parate dhe tia cojne kryetarit sepse me mandate dhe pallate ai eshte plot dhe nuk ka ku ti coje.