Berisha: Goli nga Kombëtarja fiku dritat e sloganit “Fajin e ka Saliu"
TIRANE-Partia Demokratike ka mbledhur sot ne mesdite Këshillin Kombëtar, që do të miratojë listën me emrat e kandidatëve për bashkitë dhe komunat e vendit. Kryeministri Sali Berisha pershendeti sot ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD-së, fitoren e ekipit kombetar te futbollit ne ndeshjen me bjellorusine dhe u shpreh se qeveria do te shpërbleje ekipin kombetar per kete fitore.
“Unë u gëzova shumë për këtë fitore e ndoqa me kureshtje të madhe me miq të mi. Emocione në minutën e 61, kur Z. Bode desh fluturoi në tavan, por nuk kisha mendjen ke Bode por tek stadiumi, kur shoh z. Basha sa nuk po fluturonte atje në stadium. ..Natyrisht në selinë tjetër u fikën dritat se ju duk se ai gol, u bë drejt sloganit të tyre, “Fajin e ka Saliu”. Të tilla faje Saliu do ketë të shumta, Saliu qëlloi i gatshëm për të tjera fitore, e natyrisht qeveria do ti shpërblejë, të urojmë dhe sot ata dhjetra mijëra tifiozë që mblidhen nga të katra anët e trojeve shqiptare të veshur me flamur që bëjnë një mbështetje dhe inkurajim të madh për ekpin tonë kobëtar”.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka nisur pergatitjet per fushaten e zgjedhjeve lokale të 8 majit, me qellim madhor voten e lire. Kreu i PD, Berisha ka vlerësuar se Shqipëria shkon ne zgjedhje lokale 2011, me nje kuader ligjor konsensual, standarde te larta teknologjike te numerimit dhe me parimin themelor te respektimit te votes se lire te qytareve. Ai vuri ne dukje se zgjedhte e përgjitshme të 2009-ës ishin zgjedhje qe plotesuan standardet e BE.
Për zgjedhjet vendore do të konkurojnë 56 subjekte politike, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione- koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin", i kryesuar nga Partia Demokratike në pushtet dhe që përfshin 22 parti dhe koalicioni i majtë "Aleanca për të Ardhmen" i drejtuar nga Partia Socialiste që përfshin 23 parti.
(vijon)