E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, Berisha: Ne fitojmë, Ramës do i duket lule 2009-ta

TIRANE-Partia Demokratike ka mbledhur sot ne mesdite Këshillin Kombëtar, që do të miratojë listën me emrat e kandidatëve për bashkitë dhe komunat e vendit.
Kryeministri Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, se Partia Demokratike ka nisur pergatitjet per fushaten e zgjedhjeve lokale të 8 majit, me qellim madhor voten e lire.

“De fakto kemi nisur fushatën elektorale, përgatitjet intensive, ndaj dhe unë, duhet të përcjell ju, të gjithë kandidatëve të “aleancës për qytetar”, tju përcjell të gjithë strukturave simpatizantëve të Partisë Demokratike qëllimin më madhor, të kësaj fushate, votën e lirë të shqiptarëve. Ne jemi parti e votës së lirë, jemi, qytetarë të këtij vendi, të bashkuar pavarësisht të gjitha dallimeve të tjera, tek besimi ynë, i hekurt i palëkundur tek vota e lrië dhe vlerat e saj”

Kreu i PD, Berisha ka vlerësuar se Shqipëria shkon ne zgjedhje lokale 2011, me nje kuader ligjor konsensual, standarde te larta teknologjike te numerimit dhe me parimin themelor te respektimit te votes se lire te qytareve. Ai vuri ne dukje se zgjedhte e përgjitshme të 2009-ës ishin zgjedhje qe plotesuan standardet e BE.
“Kjo qeveri kjo shumicë ka përgjegjësi. Për të arritur në standartet më të mira, ka bërë investimet më të mëdha, sot ne shkojmë drejt zgjedhjeve me një kuadër ligjor tërësisht konsensual, të respektojmë cdo votë të qytetarëve shqiptare”.

“Zgjedhjet e 2009 nuk ishin vetëm zgjedhjet më të mira, jo, ishin zgjedhje që plotësuan, standartet kryesore të OSBE. Por ajo që u bën, cudi është se nuk pati asnjë provë që pati manipulim të rezultateve dhe numërim jo të rregullt”.

"Unë kam besimin më të madh se kjo zgjedhjet do të jenë me standartet më të mira. Ne shkojmë në këto zgjedhje të sigurtë në fitoren e merituar. Ne shkojmë në këto zgjedhje pasi kemi krijuar aleancën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë” theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha u shpreh i sigurt të dielën se koalicioni i djathtë "Alenca per Qytetarin" do të jetë fitues i zgjedhjeve lokale te 8 Majit. Sipas tij koalicioni i opozitës nuk i përket aspak të ardhmes së vendit por së shkuarës dhe nostalgjisë për etërit e saj. 
 "Aleanca per qytetarin" do te siguroje qindra projekte ne mbeshtetje te qytetarit, zhvillimit te vendit dhe një fitore te shkelqyer ndaj aleances se shkuar te Rames".
 Berisha nuk kurseu dhe akuzat për kryetarin e së majtës, Edi Rama. Sipas Berishës, Rama në këtë fushatë ka vënë në shenjëstër personazhin Berisha, kurse vetë kryeministri ka zgjedhur qytetarin.
“E kotë të thkesoj se kjo është fushatë për qytetarin, familjen e tij. Në këtë fushatë është një rast i afërt për të identifikuar të gjitha kapacitetet. Nne shkojmë në këtë fushatë për të biseduar me qytetarët, tu paraqesim të gjitha potencialet më të mira vendore. Por, z Rama ka zgjedhur Berishën, unë qytetarin. Zgjedhjet janë bërë unë do jem qytetar, ky zotëri nuk do arrijë të kuptojë qytetarin dhe rolin e tij. Më kujton shpesh atë, një roman, u desh gjithë jeta, u desh ta pësonte për të mësuar atë që i kushtoi një jetë të tërë të dështuar”.
Më tej, Berisha theksoi se zgjedhjet e 2009 nuk do kujtohen më nga Rama kur të hasë në humbjen e zgjedhjeve të ardhshme.
“Pasi humbi dëshpërueshëm në vitin 2009 tani u thotë qytetarëve se ju nuk egizstoni por për mua ekziston vetëm obsesioni im Berisha. Por, në vitin 2013, Ramës do ti duket lule viti 2009, kurse në 2012 përgjigjen do ta marrë nga z, Basha”.

"Goli nga Kombëtarja fiku dritat e sloganit “Fajin e ka Saliu"
Kryeministri Sali Berisha pershendeti sot ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD-së, fitoren e ekipit kombetar te futbollit ne ndeshjen me Bjellorusine dhe u shpreh se qeveria do te shpërbleje ekipin kombetar per kete fitore.
“Unë u gëzova shumë për këtë fitore e ndoqa me kureshtje të madhe me miq të mi. Emocione në minutën e 61, kur Z. Bode desh fluturoi në tavan, por nuk kisha mendjen ke Bode por tek stadiumi, kur shoh z. Basha sa nuk po fluturonte atje në stadium. ..Natyrisht në selinë tjetër u fikën dritat se ju duk se ai gol, u bë drejt sloganit të tyre, “Fajin e ka Saliu”. Të tilla faje Saliu do ketë të shumta, Saliu qëlloi i gatshëm për të tjera fitore, e natyrisht qeveria do ti shpërblejë, të urojmë dhe sot ata dhjetra mijëra tifiozë që mblidhen nga të katra anët e trojeve shqiptare të veshur me flamur që bëjnë një mbështetje dhe inkurajim të madh për ekpin tonë kobëtar”.

Për zgjedhjet vendore do të konkurojnë 56 subjekte politike, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione- koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin", i kryesuar nga Partia Demokratike në pushtet dhe që përfshin 22 parti dhe koalicioni i majtë "Aleanca për të Ardhmen" i drejtuar nga Partia Socialiste që përfshin 23 parti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›