Berisha: Gratë kontribut për zgjedhjet e lira të 28 qershorit
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka uruar gratë shqiptare me rastin e 100 vjetorit të festës së 8 Marsit. Në një takim me gratë kreu i qeverisë është shprehur se në shoqërinë tonë nuk është arritur ende një barazi mes burrit e gruas dhe kjo përbën sfidën më të madhe të qeverisë së tij.
“Natyrisht smund të themi se kemi arritur barazinë reale mes burrit dhe gruas vëllait motrës nënës dhe babait dhe kjo përbën një sfidë të madhe, kurrë ndonjëherë shoqëria shqiptare nuk do mund të jetë plotësisht e emancipuar pa realizimin e kësaj barazie, ndaj të zotohemi këtu, bashkërisht të luftojmë për barazinë e plotë reale, si një veprim madhor por dhe një kusht për emancipim të vërtetë kombëtar”- theksoi Kryeministri.
Kryeministri Berisha i cilësoi zgjedhjet e 28 qeshorit, si të parat zgjedhje ku u vendos një barazi në nivelet e administratës zgjedhore, si të parat zgjedhje ku roli i gruas ishte mëse i rëndësishëm si në përcaktimin e rezultatit ashtu edhe në administrimin e tyre.
“28-qershori ditë e madhe, ditë kur ju përcaktuat jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve por realizuat administrimin e tyre të shkëlqyer, këto ishin zgjedhjet e para në të cilat ne vendosëm një barazi pothuajse në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore. Ky është një nga shkaqet kryesore që mundëm të realizonim zgjedhje të lira dhe të ndershme”- u shpreh Berisha.
Duke i ftuar gratë për të vazhduar këtë betejë të nisur edhe në zgjedhjet lokale, ai theksoi se përulet me nderim përpara gjithë grave shqiptare, për kontributin e tyre në zhvillimin e kombit shqiptar.
“Ju ftojmë të vazhdojmë betejën tonë e të ecim të sigurtë drejt zgjedhjeve lokale për një proces zgjedhor të sigurtë e të ndershëm, për një fitore të sigurt dhe me vlerat e përkushtimin tonë të shndërrojmë ëndërrën e integrimit të Shqipqrisq nq Europë. Privilegj i vecantë dhe nder për mua të përulem para jush, të përulem me nderim para të gjithave vajzave grave, nënave e motrave shqiptare në një homazh të madh për veprën, rolin dhe kontibutin e tyre në ekzistencën, zhvillimin dhe përparimin e kombit shqiptar” – nënvizoi Berisha.
(m.a/BalkanWeb)