Kukës, rrëshqitje dheu dëmtohet tubacioni i ujit të pijshëm
KUKëS- Rreth 1000 banorë në fshatin Përbreg në rrethin e Kukësit prej më shumë se 10 ditësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit Lojme që furnizon këta banorë si shkak i rrëshqitjes së dherave.
Por banorët edhe për këtë rrëshqitje masive të dherave duket se kanë gjetur një shkak përtej natyrës. Ata hedhin dyshime se gërryerja e madhe e shtratit të rrugës nga firmat që kanë ndërtuar njërën prej urave, pjesë e autostradës Kukës-Morinë, ka sjellë rrëshqitjet dhe më pas dëmtimin e ujësjellësit.
Ndërkohë njëra prej këmbëve të urës është ndërtuar mbi bazamentin e rrugës së vjetër, ku shtrihet dhe rrjeti i ujësjellësit, i cili sipas banorëve është dëmtuar me dhjetëra herë pikërisht nga këto punime.
(m.a/News24/BalkanWeb)