E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim zjarri në Shkodër, vdes 17 vjecari

SHKODËR- Një i ri ka humbur jetën pasi është përfshirë në një shkambim zjarri në qytetin e Shkodrës. Mësohet se i riu është qëlluar me pistoletë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:00.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ndërsa policia deklaron viktima është 17-vjecari me inicialet E.T. Mësohet se i riu sapo ka dalë nga një lokal në momentin që është qëlluar. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ku ka humbur edhe jetën.

Sipas burimeve të policisë, nuk dihen ende arsyet e shkëmbimit të zjarrit, ku mbeti i vdekur një person. Blutë e Shkodrës po punojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›