E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mcilwham: Dhuna problem serioz në Shqipëri

TIRANë- Në ditën ndërkombëtare të gruas Britania vlerëson reformat e ndërmarra në legjislacionin shqiptar kundër dhunës në familje dhe diskriminimit, por citon gjithashtu se këto reforma nuk janë të mjaftueshme. Ambasadorja britanike në Tiranë, bazuar në raportin me të fundit të raportuesit të OKB Filip Alston verën se dhuna në familje mbetet një problem serioz në Shqipëri. Ndërsa numri i femrave që arrijnë të denoncojnë rastet e dhunës është rritur, financimi dhe mbështetja për viktimat është ende e kufizuar.

Në këtë reagim vëmendje i tërhiqet edhe medias, për mënyrën e trajtimit të kronikave, shpesh të papërgjegjshme, disa herë, edhe të dëmshme për gratë. Mirëkuptimi i komunitetit dhe mbështetja e saj për viktimat e dhunës dhe diskriminimit ende mungon thekson diplomatja Fiona Mcilwham, e cila kërkon që përfshirja dhe lufta individuale për të drejtat e grave të jetë një proces në vazhdim, bashkëpunues dhe dinamik. "Barazia gjinore" dhe "anti-diskriminimi" nuk mund të jetë një ditë, një ligj, një program apo një titull në media. Në Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi të qartë se diversiteti është diçka që shkon në zemër të Britanisë moderne dhe në thelbin tonë si popull evropian.

Kjo është ajo që na jep forcë dhe dinamizëm. Por është në dorën e të gjithë ne - qeveritë, shoqëria civile, qytetarët, burra, gra, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, në BE apo në Shqipëri - për tu siguruar që do të shfrytëzojmë plotësisht këtë talent dhe energji”- përfundon deklarata e ambasadores britanike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›