Dita e gruas, Topalli në Turqi
ANKARA- 8 Marsi e ka gjetur kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli në Turqi, ku ka marrë pjesë në Samitin botëror për të drejtat e grave. E pranishme në këtë samit me ftesë të kryeministrit turk Taip Erdogan kryetarja e Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli vuri në dukje rolin e madh të femrës në shoqëri dhe në vendimarrje.
“Nga tryezat në familje dhe deri në tryezat e vendimmarrjes duhet të luftojmë për të garantuar çfarë na takon, për zotësi apo inteligjencë, për aftësi apo potencial të dhënë nga perëndia; në çdo çast duhet të përpiqemi të sfidojmë kohën. është sfida jonë e përditshme për demokraci në shtëpi, në treg dhe në shtet, është sfida jonë e përditshme për të mos qenë një shërbëtor në familje, për të mos qenë një shërbëtor i shoqërive tona, që na lidh ne gratë lindje-perëndim”- tha Topalli.
Samiti “Të drejtat e gruas bashkojnë lindjen dhe perëndimin” mblodhi gra lidere nga gjithë bota, deputete e senatore, nga Spanja, Danimarka, Paksitani, Suedia, rajoni i Ballkanit, Lindjes së Vogël e të Mesme për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në përballje me mendësitë, traditat, paragjykimet, sfidat.
(m.a/News24/BalkanWeb)