E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gratë,viktima të padrejtësive



Kryeministri Sali Berisha tha dje se barazia gjinore është kusht për një shoqëri të emancipuar. Duke folur në hapjen e konferencës kombëtare "Sfidat në kapërcimin e steriotipeve gjinore", kreu i Qeverisë tha se "duhet të pranojmë se gratë e vajzat janë viktima të padrejtësive, gjer edhe agresioneve, të cilat mbart në vete stereotipi i trashëguar, së paku, gjatë 2 mijëvjeçarëve të fundit. Duhet të pranojmë se shoqëria nuk ka qenë e drejtë ndaj jush, nuk kanë qenë të drejta as besimet fetare". Sipas tij "në rast se në ofiqet e larta burrat janë rreth 80 për qind, gratë janë në 20-30 për qind. Kjo, sepse në biznese, në rast se burrat janë maxhorancë absolute, gratë janë shumë më të pakta dhe jo sepse ato nuk kanë iniciativën e lirë të zhvilluar, përkundrazi e kanë shumë të zhvilluar, jo se ato nuk mund të organizojnë dhe drejtojnë bizneset, përkundrazi, në shumë aspekte, më mirë se vetë burrat".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›