E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maria Keri, sekreti i ëmbël: është shtatzënë



Maria Keri është shtatzënë. Prej kohësh flitej se ylli i muzikës po kërkonte me insistim një fëmijë dhe tani, në moshën 40 vjeçare, duket se ëndrra e saj po bëhet realitet. Maria dhe bashkëshorti i saj, Nik Kanon, të martuar në maj të vitit 2008, presin fëmijën e tyre të parë, por duan që ta mbajnë të fshehtë këtë lajm. Një burim ka rrëfyer për “RadarOnline.com”: “Janë që të dy shumë të lumtur. Maria dhe Nik duan t’i mbajnë paparacët larg tyre dhe shtatzënisë për një kohë të gjatë”. Një zëdhënës i këngëtares refuzoi të konfirmonte lajmin, por as nuk e përgënjeshtroi atë. Ndërkohë Keri ka refuzuar një pjesë të rëndësishme në një film të titulluar “For Colored Girls Who Have Considered Suicide When the Rainbow is Enuf”, xhirimet e të cilit sapo kanë filluar. Përfaqësuesja e saj, Sindi Berger ka deklaruar për shtypin: “Nuk mund të flas për jetën private të Mariah në këtë moment”. Por, të gjitha detajet flasin se ylli i muzikës, së shpejti do të ketë të bëjë me biberonët dhe pampersat.

4 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›