Mbrojtja kërkon poligone shtesë
Ministria e Mbrojtjes kër-kon poligone shtesë për asgjësimin e municioneve. Sipas një njoftimi në përfundim të takimit të Bordit drejtues për planin e veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta në Forcat e Armatosura, thuhet se "nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, po bëhen të gjitha përpjekjet për nxitjen e procedurave në Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e poligoneve shtesë". Në analizën e bërë nga anëtarët e bordit, të drejtuar nga zv.ministri Ekrem Spahia, u theksua se vetëm në muajin maj janë asgjësuar në total 1747 ton municione, nga të cilat: 957 ton në poligone dhe 790 ton janë demontuar në uzina, me një mesatare 87-90 ton në ditë. Gjithsej gjatë 5-mujorit të parë janar-maj, janë asgjësuar 5215 ton. Në krahasim me sasinë e municioneve të asgjësuar në vitin 2009, rezulton se në muajt janar-korrik 2009 janë asgjësuar 1862 ton; në janar-maj 2010 janë asgjësuar 5215 ton, gati 3 herë më shumë se në 2009.