Berisha: HEC-i i Ashtës, një kryevepër enegjitike

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inagurimin e përfundimit të projektit të hidrocentralit “Ashta” në Bushat të Shkodrës.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha e cilësoi inagurimin e hidrocentralit si një hap mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit ndërsa shtoi se HEC-i i Ashtës është një kryevepër energjitike në teknologjinë e saj.
“Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë që po ndryshon. Sot është hedhur një hap i rëndësishëm për të përmbushur objektivin “Shqipëria, vend i zhvilluar” theksoi Berisha ndërsa shtoi se HEC-i i Ashtës ka teknologjinë më të avancuar për prodhimin e energjisë ujore.
Kryeministri Berisha falënderoi investitorët për këtë investim të rëndësishëm për sistemin energjetik shqiptar, për punën e bërë dhe teknologjinë e re të aplikuar në këtë projekt, duke e konsideruar atë pjesë të programit të qeverisë për rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë në vend.