E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sherr me të vëllanë, i vë flakën shtëpisë

Një 33-vjeçar i ka vënë flakën shtëpisë pas një sherri me të vëllanë për pronësinë e saj.
 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e stacionit të Tiranës së Re në kryeqytet ku 33-vjeçari Everest Ymeri me origjinë nga Topoja është zënë me vëllanë për shtëpinë dhe në shenjë hakmarrje ka spërkatur vilën 3 katëshe me benzinë dhe i ka vënë zjarrin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrëfikëset të të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
 

Mësohet se 33-vjeçari i irritur nuk ka lejuar punonjësit e policisë të futeshin në godinë pasi hidhte nga dritarja edhe sendet e të vëllait.
 

Mësohet se si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
 

Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e 33-vjeçarit për të sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›