Al Kadi, nisen pyetjet me leter-porosi
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka nisur dje, leter-porosine per marrjen ne pyetje te sheikut Yassin Al Kadi. Plot 20 pyetje i drejtohen sheikut jordanez, per administratorin e tij, i cili po gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda nen akuzen e "fshehjes se fondeve me qellim financim te terrorizmit". Gjithashtu ne seancen e djeshme eshte marre ne pyetje i pandehuri Hamzeh Abu Rayyan. "Kam ardhur ne Shqiperi ne janar te vitit 1994. Sapo kam ardhur kam filluar te punoj tek "Loxhall" ku jam edhe sot. Qe ne fillim te punes time, kam qene administratori i ekzekutivit dhe merresha me qirate dhe administrimin e qirave", keshtu ka nisur te deklaroje dje para trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Sander Simoni, i pandehuri Rayyan. Sipas tij pronari i shoqerise ne te cilen ai punonte, ishte sheiku Yassin Kadi, i cili i kishte caktuar nje rroge mujore prej 1 mije euro, pa fitimet. I pandehuri i ka bere me dije gjykates, se shoqeria "Loxhall" ka edhe disa aktivitete te tjera ne vendin tone, si dhe ne vende te tjera te botes, ku pronari i vetem i ketyre shoqerive eshte Al Kadi. "Une me te, kam pasur vetem marredhenie pune. Aktiviteti i "Loxhall" eshte blerja, shitja marrja me qira", ka vazhduar te shpjegoje i pandehuri. Per sekuestrimet e pasurive te Al Kadise, per te cilat me pas nisen edhe hetimet ne ngarkim te tij, Rayyan ka bere me dije se nuk kishte marre asnje njoftim zyrtar, ne lidhje me kete urdher. Sipas tij kete gje e ka marre vesh, vetem nga avokatet e tij, te cilet ishin vene ne dijeni nga shtypi. Mesohet se menjehere eshte vene ne dijeni edhe vete sheiku Al Kadi. I pandehuri i ka shpjeguar gjykates se ai nuk kishte kryer asnje shkelje ligjore, por te gjitha leket, per te cilat akuzohet per fshehje fondesh, i ka perdorur per te paguar punetoret e punesuar ne kete shoqeri, sigurine e tyre, detyrimet ndaj shtetit, si dhe per mirembajtjen e ambienteve. "Une nuk e di cfare fshehje fondesh kam bere", i ka shpjeguar gjykates i pandehuri. Ai ka shpjeguar se deri sa nuk ka asnje urdher per sekuestrimet e bera nga ana e prokurorise, shoqeria ne te cilen ai ishte administrator, paguante detyrimet ligjore. "Jo me larg se dje kemi paguar disa taksa", ka vazhduar Rayyan, duke i paraqitur gjykates nje fature te taksave, qe kishte paguar per shoqerine e cila supozohet se eshte nen sekuestro nga ana e prokurorise. Pas deklarimeve te bera nga vete i pandehuri Hamzeh Abu Rayyan, procesi eshte shtyre per pritej e leter-porosise, e cila eshte nisur dje per ne Arabi drejt Al Kadise. Sheiku jordanezes do t'i pergjigjet plot 20 pyetjeve te bera nga ana e mbrojtjes.