Prokuroria pyet avokaten e Fazllic
Tirane- Avokatia ligjore e kompanise se Damir Fazllic eshte marre ne pyetje per tre ore me radhe ne Prokurorine e Tiranes. Flutura Kola eshte paraqitur prane zyrave te prokurorise ne oren 18:00 te pasdites se dy diteve me pare, ne zyren e prokurorit te ceshtjes, Besnik Cani. Ndersa mesohet se prezent ka qene dhe oficeri i Policise Gjyqesore Artur Carja. Burime nga akuze kane bere me dije se Kola ka pranuar dje, qe eshte avokatja ligjore e Damir Fazllic. Ajo eshte pyetur nga prokuroria per shitjen e kompanise "Croen Acquisitions" , kompani kjo e cila u shit me vleren 1.7 milione euro per llogari te kompanise "Altaria research limited", me seli ne Qipro. Burimet nga prokuroria bene me dije faktin, se avokatja eshte pyetur per kompanine qipriote, te cilen e perfaqesonte ne gjykate. "Kam zbatuar ligjin, me ka ardhur nje prokurore per te perfaqesuar kompanine qipriote, te cilen e kam pranuar. Me pas kam kryer veprimet", mesohet te kete deklaruar Kola dje ne prokurori. Ajo ka qendruar 2 ore, prane organit te akuzes dhe me pas eshte larguar. Shitja e kompanise per te cilen po heton prokuroria, eshte bere me vendim gjykate, vendim ky i marre me daten 9 korrik te vitit te kaluar. Shitja e kompanise eshte pranuar nga gjyqtarja Manjola Doga, ne vendimin me nr. 34011/2. Hetimet ndaj biznesmenit Damir Fazllic nisen dy muaj me pare nga Prokuroria e Tiranes. Biznesmeni boshnjako-britanik kishte ardhur ne vendin tone per nje interviste ne daten 8 tetor. Akuza e cila ishte vene ne dijeni per mberritjen e tij ne vendin tone, regjistroi dosjen penale, ndersa i beri nje ftese per t'u paraqitur ne prokurori per te dhene shpjegime. Por ne momentin qe 33 vjecari, sapo kishte nisur udhetimin e tij me avionin charter, prokuroria urdheron komisariatin e Rinasit ta ndaloje ate. 33 vjecari akuzohet nga prokuroria per "pastrim te produkteve te vepres penale". Deri me sot prokuroria ka si prova te saj vetem dokumente te sekuestruara, ne te cilat nuk provohet akuza. Disa dite me pare prokuroria sekuestroi dokumente ne zyrat e Korporates Elektroenergjitike, dokumente te kompanise "Rudnap", e cila importon energji elektrike ne vendin tone.