E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Hapja e kutive? Nuk ka kërkesë më absurde

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka këmbëngulur edhe një herë sot që kutitë e votimit nuk do të hapen, duke e vlerësuar këtë si një kërkesë absurde.
“Apeli ka hedhur poshtë kërkesën. Nuk ka kërkesë më absurde. Vendimet e Gjykatës nuk hetohen”, theksoi kryeministri Berisha sot gjatë mbledhjes së qeverisë.
Ai shtoi se politika nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave, në rastin konkret për zgjedhjet.

Kreu i qeverisë ndërkaq u shpreh pro ngritjes së një komisioni hetimor, konkretisht lidhur me dyshimet e PS për lirimin e të burgosurve në zgjedhjet e 28 Qershorit.
“Jam gati të pranoj komision hetimor. Opozita do të ketë shumicën në këtë komision”, nënvizoi kryeministri shqiptar.

PS ka vendosur të bojkotojë punimet e Kuvendit në shënjë mosnjohje të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Lidershipi I PS ka theksuar se partia ka vendosur që të protestojë për hapjen e kutive të 28 ershorit dhe për zbardhjen e të vërtetës së votës. Ai ka shtuar se protesta për këtë arsye do të vijojnë këtë muaj në gjithë vendin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›