Gërdeci, gjyqi tani 2 herë në javë
TIRANE- seancën e radhës në procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit prokuroria i kërkoi trupit gjykues të rrëzojë disa nga kërkesat e të pandehurve. Avokati i ish´- drejtorit të MEICOS, Ylli Pinari një prej të akuzuarve kryesore të tragjedisë kishte kërkuar që gjyqet për Gerdecin të zhvillohen me dyer te mbyllura pasi sipas pretendimeve të mbrojtjes gjatë procesit do të dalin sekrete shteterore.
Prokurorët kërkuan sot rrëzimin e kërkesët pasi sipas tyre në dosje nuk ka asnjë informacion që mund të quhet sekret shtetëror dhe të dëmtojë shtetin. Gjithashtu ata argumentuan se procesi ka mjaft sensibilitet.
Prokuroria kërkoi dhe rrëzimin e një kërkesës për shpalljen e pavlefshme të vendit të dërgimit të dosjes në gjykatë pasi sipas tyre është jashtë afateve. Kërkesa është paraqitur nga avokati mbrojtës i Shpëtim Spahiut, ish-komandant i Forcës së Armatosur.
Sipas prokurorit të cështjes dosja për gjykim është dorëzuar brenda afateve ligjore. Prokuroria kërkoi dhe rrëzimine kërkesës për të deklaruar si të pavlefshme të gjitha aktekspertimet.
Gjykata pritet që të shprehet nesër për të gjitha kërkesat ndërsa vendosi që seancat të zhvillohen dy herë në javë nga një herë që ishte aktualisht.
Tragjedia e rëndë e 15 marsit 2008 shkaktoi 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur. Mes të pandehurve janë dhe Mihal Delijorgji administratori i fabrikës së demontimit të municioneve që shpërtheu, Ylli Pinari, Dritan Minxoli, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha dhe ish funksionarë të tjerë të lartë të ushtrisë dhe ministrisë së Mbrojtjes. Gjykata e Larte pushoi cështjen ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili u akuzua për shpërdorim detyre. Pak ditë më parë familjarët depozituan një tjetër padi ku kërkojnë rigjykim të Mediut, aktualisht ministër i Mjedisit në kabinetin qeveritar të kryeministrit Berisha.
(s.g/BalkanWeb)