Rama: Berisha absurd. Kutitë u hapen edhe në Kabul
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste këmbëngul sërish në kërkesën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në daljen e sotme për shtyp, Edi Rama iu përgjigj në distancë deklaratës së kryeministrit Berisha bërë, po sot, në mbledhjen e qeverisë. Sipas Ramës, qëndrimi i kryeministrit është absurd pasi askush nuk do të dalë mbi drejtësinë.
“Kërkojmë hapjen e kutive për transparencë përmes një komisioni parmalentar që nuk është shkallë gjykimi dhe nuk ka të bëjë me procesin juridik që u mbyll me vendimin e kolegjit e përkatës”- theksoi Rama në replikë të deklaratës së kryeministrit Berisha i cili sot paradite e cilësoi absurde kërkesën e PS-së pasi “cështja e hapjes së kutive ishte mbyllur nga gjyqësori” - citoi Berisha.
Kryesocialisti Edi Rama theksoi më tej se “Këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”
Me tej ai akuzoi Berishën se nuk do të hapë kutitë e votimit pasi nuk do të nxjerrë në pah vjedhjet që ka bërë, ndërsa një kërkesë e tillë në një shtet tjetër është normale.
“Kërkesa e opozitës është normale dhe hapja e kutive ndodh kudo në botë. Shqipëria është në një situata të papranueshme. Kutitë hapen kudo dhe në Greqi po bëhet rinumërim, edhe në Afganistan kutitë u hapën. Por Berisha ka arsye që të mos i hapë pasi ka vjedhur dhe kërkon me kusht që kjo vjedhje të mos dalë në ditën e diellit”
(s.g/BalkanWeb)