E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 7 personave, iu morën sigurime mbi normën

 Kështu, janë arrestuar. L. Jaupaj, 42 - vjeç, lindur Tepelenë e banues në Tiranë, Y. Kapedani 61 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, M. Selmani, 44 - vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, K. Malaj, 46 - vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, L. Dema, 55 - vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, F. Karagjozi, 43 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, P. Toçka, 46 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Pas një hetimi të kryer, dyshohen se këto shtetas, duke qënë të punësuar si agjent sigurimesh pranë shoqërive të sigurimeve, Sigal, Eurosig, Albsig dhe Atlantik, degë të cilat janë të vendosura në afërsi të ambasadës Italiane në Tiranë, ushtronin aktivitetin e tyre duke i prerë sigurime për jetën mbi vlerën e përcaktuar, qytetarëve të ndryshëm (të cilët aplikojnë për marrjen e vizave pranë kësaj ambasade). 

Ndërkohë, Policia Tatimore Tiranë ndërmori masën me gjobë ndaj këtyre kompanive sigurimesh në vlerën 250 mijë lek (secila), pasi këto kompani ushtronin aktivitetin e tyre, në ambjentete të cilat nuk ishin liçensuara. Ndërsa, punonjësit e punësuar në këto shoqëri sigurimesh, pasi ju morën deklarimet dhe u këshilluan që të mos ushtrojnë këtë aktivitet, u lanë më pas të lirë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›