Berisha: “Hetim i plotë i zgjedhjeve, përveç vendimit të Gjykatës
Kryeministri Berisha përshëndeti dje deklaratën e Presidentit të Asamblesë së OSBE-së, Soares. Kryeministri u shpreh se PD-ja është e gatshme që të bëjë hetim të plotë të procesit zgjedhor, duke përjashtuar vendimet e gjykatave. “Zoti Soares i bën thirrje opozitës shqiptare në mënyrë të përsëritur që t’i japë fund menjëherë bojkotit dhe të zërë vendet në Parlament. Presidenti Soares mirëpret vullnetin e maxhorancës dhe të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e plotë të zgjedhjeve në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit dhe vendimeve të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese. Unë jam këtu për të përshëndetur këtë deklaratë dhe për të shprehur vullnetin e plotë të maxhorancës për t’u angazhuar në reforma të thella dhe të gjithanshme me opozitën për të respektuar të drejtën e saj për hetimin e plotë të zgjedhjeve, përveç vendimeve të Gjykatës. Kjo është në interesin më të mirë të vendit”, - është shprehur kreu i qeverisë dje në Kuvend.
19 Shkurt 2010