SHBA, 670 mijë usd për shkollën 9 vjeçare në Kuçovë
"Dëshmorët e Kombit”, eshte shkolla 9 vjeçare që u përurua sot, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, në qytetin e Kuçovës. E pranishme në ceremoninë e përurimit zv/ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Debora Xhons
KUÇOVË- Rreth 670 mijë dollarë ka qenë vlera e rikonstruksionit të shkollës “Dëshmorët e Kombit”, një shkollë 9 vjeçare që u përurua sot, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, në qytetin e Kuçovës.
Kanë qenë të pranishëm në përurim zv/ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Debora Xhons, Nënkolonel Lejtnant Martin Perimen, funksionarë të adminastratës lokale, mësues dhe nxënës.
Kryetari i bashkisë së Kuçovës, Artur Kuçi e ka konsideruar të rëndësishëm rikonstruksionin e shkollës që ndodhet në një lagje periferike të qytetit që ai drejton prej 12 vjetësh. Por, edhe si një vepër të realizuar direkt nën kujdesin e Forcave të Komandës Evropiane ushtarake të SHBA-së.
“Ky investim prej gati 650 dollarë, tha ai, i jep një vlerë jo vetëm arsimit 9 vjeçar në bashkinë e Kuçovës, por është kontribut edhe për një nga lagjet më të populluara të qytetit”.
Duke e nisur fjalën e saj përshëndetëse në gjuhën shqipe, përfaqësuesja e lartë e shtetit amerikan, znj. Xhons, falenderoi në emër të qeverisë amerikane, duke cituar se ky projekt përfaqëson angazhimin e SHBA-së dhe të Forcave të Komandës për Europën për të mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë.
Znj. Xhons vlerësoi rëndësinë që ka rikonstruksioni i kësaj shkolle në përmirësimin e cilësisë së mësimit, sikundër përmendi dhe ndërtimin e fushës së basketbollit nga grupi kontraktues, me shpenzimet e tij.
Kolonel Lejtnant, Martin Perimen cilësoi se krijimi i kushteve të mira në mësimdhënien e fëmijëve lehtëson mësimin dhe i bënë nxënësit më të zotë për të ardhmen e tyre.
Rikonstruksioni i shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Kuçovë është kontribut i SHBA-së për popullin e Shqipërisë, përmes bashkëpunimit të Komandës Evropiane të SHBA-së dhe zyrës së mbrojtjes, ambasada amerikane Tiranë.
Shkolla “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar rreth 15 vjet më parë. Rikonstruksioni i saj ishte i domosdoshëm, pasi godina ishte e amortizuar dhe në të nuk mund të kryehej mësim në kushte normale.
Në këtë shkollë, mësojnë 260 nxënës dhe japin mësim 13 arsimtarë.
(d.b/ATA/BalkanWeb)