E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu, avokatët: Deputet, nuk mund të procedohet

Mandati i deputetit i fituar i siguron Mediut, imunitetin. Me kete pretendim avokatët e Mediut, i marre si i pandehur per tragjedine e Gerdecit u paraqiten sot ne Gjakaten e Larte. Reagojne Prokuroret 

TIRANE-Seanca gjyqësore në ngarkim te ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu nisis sot paradite në Gjykatën e Lartë. Ashtu sic pritej avokatet mbrojtës kane kërkuar pezullimin e cështjes duke paraqitur si provë mandatin e deputetit të fituar më 7 shtator të këtij viti. Ky mandat i siguron Mediut, imunitetin, dhe sipas avokatëve në bazë të ligjit, nuk mund të vazhdojë procedimi penal ndaj një personi me imunitet. Pas kësaj kërkese është kërkuar ndërprerja e seancës, pasi prokurorët kanë kërkuar kohën e duhur për tu pergatitur per vijimin e seances. Prokurori i ceshtjes ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, Sokol Stojani kerkoi rrezimin e kerkeses se avokateve mbrojtes, te cilet nga ana e tyre kerkojne pezullimin e procesit gjyqesor. "Kerkesa e avokateve per pezullim eshte e pabazuar ne ligj", u shpreh Stojani.
Ne keto momente Kolegji Penal eshte terhequr per te marre vendimin.
Ndërkaq në seancen e sotme ndaj Mediut eshte rikthyer anëtari i kolegjit penal, Ardian Nuni, të cilit pak kohë më parë iu bë një atentat, ku dhe mbeti i plagosur.
Gjykimi ndaj Mediut, nisi pas tragjedisë së rëndë të Gerdecit që ndodhi më 15 mars të 2008. Tragjedia shkaktoi 26 viktima qindra të plagosur dhe shkaterrimin e mijera bizneseve dhe banesave. 30 te akuzuar mes te cileve dhe ish-ministri Mediu po perballen me drejtesine pas tragjedise se rende.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›