Jo taktika e gabuar, por përbuzja e moralit mbetet simptoma e sëmundjes së Ramës
Ajo çka të gjithë kemi kërkuar për muaj me radhë, se opozita s’ka të drejtë të hetojë mbi gjithçka, por të hetojë mbi çdo gjë brenda ligjit e kushtetutës, u miratua me 56 vota “pro” në Strasburg. Rezoluta e KE-së, i tha stop bojkotit dhe ky është refreni i përbashkët i njerëzve të ndërgjegjshëm politikë.Ajo çka ndodhi e i parapriu kësaj rezolute, ishte e paparë dhe e padëgjuar për 15 vjet. Pas vlerësimit të përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe reporterëve të tjerë, të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri si më të arrirat në përmbushjen e standarteve, një letër lajthitje me tone sikur po i shpallte luftë Evropës, ishte mënyra e hakmarrjes, e përbuzjes së lidershipit VIP të politikës së re socialiste, ndaj kontinentit të vjetër.Edvin Rama me qëndrimin e tij cinik dhe me firmën e zonjës Dade sfidoi kredencialet e Shqipërisë në KE, si reagim halucinant ndaj evropianëve që “guxuan” pa lejen e Ramës t’i quajnë të mira zgjedhjet në Shqipëri ndërsa Edi Ramën e bojkotin e tij si risinë e fundit të absurdit politik në kontinent. Kushdo që nuk i mban ison Ramës, qoftë ky individ apo institucion u dashka sfiduar! Qoftë Parlamenti shqiptar apo Këshilli i Evropës.Në besnikëri të plotë ndaj parimeve bolshevike, institucionet e pavaruara nga partia e tij e origjinës, janë reaksionare, ndaj duhen sfiduar! Ky është rreziku më i madh. Taktika komuniste e përbuzjes së institucioneve, të gjithkujt e gjithçkaje po bëhet parim në PS. Frymëzuesi e urdhëruesi i këtij parimi është Edvin Rama. Këtë parim të tijin e të disa komunistëve junior, që për 20 vjet nuk e kanë pranuar dot kurrë që rregullat e demokracisë nuk janë ato të diktaturës komuniste, Rama e përdor sot për sfidë ndaj Shqipërisë dhe Evropës, dhe kështu në fakt gjithë trajektorja e tij paszgjedhore e merr një shpjegim. Rama bojkotoi parlamentin shqiptar me ndërgjegje të plotë se do të bojkotonte kështu çdo log tjetër ku duhet të jetë. Institucione si parlamenti janë ngritur për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të ushtrojnë të drejtat e tyre politike nëpërmjet të zgjedhurve që përfaqësojnë bindjet e tyre politike.Bojkoti i parlamentit është bojkoti ndaj qytetarëve që të kane zgjedhur për të ushtruar këtë të drejtë. Ky zotëri zgjodhi taktikën e hapjes së kutive dhe parimin e përbuzjes së institucioneve shtetërore si një anarkist i denjë politik. Kot jemi munduar të flasim për lidhje mes personales e politikës së tij. Se duket se me kaq kemi ngecur vetëm tek shpjegimi i taktikës së tij të gabuar. Rama është rëndë, jo se ka zgjedhur taktikën e gabuar, por sepse përbuzjen e moralit, familjes, normave, ligjit, kushtetutës së institucioneve e ka parim.Rama flet me një oratori dogmatike për shtet dhe e minon atë në ilegalitet. Asnjë shqiptar, përfshi ata që i kanë votuar ose jo të zgjedhurit e tij, nuk pret nga një lider politik që t’i bëjë atentat vendit. Asnjë shqiptar që prej 20 vjetësh mbart ndër vete ëndrrën më të madhe, atë të qenit si gjithë Evropa, nuk e dëshiron prishjen e kësaj ëndrre pikërisht në prag të realizimit të saj. Aq më shumë kur cënimi i kësaj ëndrre bëhet jo për arsye madhore, por për teka personale, të sëmura, pushteti. Asnjë zyrtar evropian dhe politikan evropian që ka ndjekur në këto 20 vjet përpjekjet, sakrificat, ngecjen dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, as edhe skeptiku më i keq ndaj këtij vendi nuk do të besonte se do të vinte një ditë, kur prej Shqipërie do të shfaqej një Don Kishot militant bojkoti politik, pa meritë kryetar i partisë më të madhe opizitare, që të sfidonte vendin që i takon vendit të tij në Evropë. Edi Rama, e konsideron Këshillin e Evropës si Këshill Bashkiak, ku mund të përjashtojë dhe afrojë kë dëshiron ai, Komisionin e Mandateve si KRT bashkie që i jep leje kujt do ai, Asamblenë parlamentare të Keshilit të Evropës si Asamblenë e PS që duhet të dëgjojnë vetëm ç’thotë ai. Në të vërtetë Perëndimi ka vlera dhe standarde pikërisht se secili është në vendin e vet, dhe institucionet funksionojnë mbi bazën e pjesëmarrjes dhe respektit të ndërsjelltë dhe jo përmes bojkotit dhe përjashtimit.Ky ishte akti që çuditi përfundimisht Evropën. Se ne, ata që s’mendojme si ai politikisht, ata që e justifikojnë në këtë çmenduri, ata që e kundërshtojnë së brendshmi e gjithë ata që e përqeshin së jashtmi, kemi 6 muaj që japim e marrim t’ia kuptojmë gjithë çartjet e tij të marra. Duam të kuptojmë se çdo ky zotëri, që nuk njeh më as limit e as turp. Që do të bëhet kryeministër, këtë e kuptojmë po s’po dijmë si ta ndihmojmë të shpëtojë nga ky fiksim për atë icik pushtet, se ata që e kishin në dorë për ta bërë nuk e bënë. Nuk e zgjodhën, e përbuzën!Zonja dhe zotërish ky që guxon të na përbaltë, denigrojë, shumëzojë me zero përpjekjet e të gjithëve ne ,është përfaqësuesi i denjë i hakmarrjes për drejtësi.Ka vendosur të hakmerret ndaj popullit që nuk e bëri kryeministër....