Humbja e besimit në Afganistan
Mbrëmë, Presidenti Obama prezantoi një vendim pafajësie për strategjinë e tij lidhur me përçarjen, çmontimin dhe disfatën e Al Kaedës në Afganistan. Duke ndjekur shpërndarjen në rajonin verilindor të vendit më 2006-2007, nxora disa konkluzione për këta muajt e fundit. Besoja se misioni kërkonte një afrim improvizues, më shumë trupa dhe më shumë burime. Koha, distanca dhe perspektiva, nga përvoja ime personale, më ka detyruar t’i rishikoj gjërat para pohimeve.Qëllimet e Presidentit Obama janë të shëndosha. Duke trajnuar forca të sigurisë në Afganistan, duke u shpërblyer me një qeverisje të mirë, duke ulur korrupsionin, duke mbështetur të drejtat e të gjithë afganëve dhe duke forcuar koalicionin ndërkombëtar, të gjitha këto janë fakte të qenësishme të luftës kundër Al Kaedës. Megjithatë, një fatkeqësi fatale në strategji u përvetësua nga Presidenti: sa më shumë thelloheshin amerikanët dhe aleatët në pjesëmarrjen dhe angazhimin në Afganistan, aq më shumë goditej ndjesia afgane e zotërimit, përgjegjësia dhe mbështetja që përcaktonte shansin afatgjatë të misionit. Kjo, thjesht, sepse strategjia vjen në linjë direkte me objektivat. Më e rëndësishmja është se planit të presidentit Obama i mungon kushti paraprak i përpjekjeve të suksesshme në Afganistan: një qeverisje e besueshme afgane. Regjimi i Karzait është i dobët dhe shquhet për ilegjitimitetin e tij nga pjesa më e madhe e afganëve. Probleme të ngjashme pengojnë qeverisjen në provinca, krahina dhe fshatra. Zgjedhjet hileqare të vitit që shkoi e përkeqësuan edhe më shumë situatën. Afganët tashmë e kanë humbur besimin te presidenti, te qeverisja aktuale dhe te procesi demokratik. Sipas përvojës sime, kjo mungesë besimi ishte depërtuese dhe e prekshme. Kjo ka arritur madje të helmojë integritetin e misionit tonë. Në mënyrë ironike, thirrja e Presidentit Obama për një qeverisje më të mirë, shpërfilli fajësimin tonë për shtetin e brengosur të Afganistanit. Prania jonë ka izoluar qeverinë e Karzait nga pasojat e veprimeve të tij. I ka dhënë krahë korrupsionit, dembelizmit dhe padobishmërisë. Ka frenuar maturimin e shtetit afgan, institucionet dhe shoqërinë civile. Në njëfarë pike, Karzai duhet t’i përgjigjet njerëzve të tij për performancën e tij të mjerë. Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përgatitet për rënien e kësaj qeverie dhe të planifikojë kontigjente të reja. Në fund të fundit, kjo është një luftë afgane që duhet fituar ose humbur nga ata vetë. Kësisoj, shtegu i vërtetë për të ecur përpara mbështetet në mësymjen e qeverisë afgane në një pozicion përgjegjshmërie të pastër dhe në dhënien e besimit te NATO dhe Amerika. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë një “lojtar” i rëndësishëm në Afganistan si tani, edhe në të ardhmen, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm për të mos zmadhuar rolin amerikan dhe për të mos zvogëluar rolin afgan. Veç kësaj, duhet të kuptojmë se prania e forcave amerikane minon zotërimin në konfliktin afgan. Duke përshkallëzuar praninë amerikane, kjo gjë do ta acarojë më shumë problemin. Gjithashtu, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për mbështetje politike të brendshme dhe për të marrë vendim për të përshkallëzuar luftën, për më shumë se një periudhë të shkurtër. Kjo voli afatshkurtër apo ndonjë dobi e fituar prej strategjisë së presidentit ka mundësi të jenë kalimtare dhe sipërfaqësore. Në vitet që do të vijnë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për të gjetur veten në ndonjë situatë të mjerë, nëse dështojnë në këtë strategji. Përktheu: Rudina Dahri...