Kuzhe: Dua ekip agresiv, Riberinë do e ndalë Dallku
Një Shqipëri e kujdesshme, e zgjuar dhe tepër agresive. Është kjo ajo që kërkon trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe në ndeshjen me Francën ditën e premte. Tekniku kroat e ka ndarë tashmë mendjen për formacionin, që do të jetë me Ujkanin në portë, Dallkun, Canën, Telin e Vangjelin në mbrojtje, Curri, Bulkun, Skelën e Agollin në mesfushë dhe me dyshen Bogdani-Salihi në sulm. Trajneri ka ulur në stol kapitenin Lala, duke i besuar agresivitetit të Bulkut, ndërkohë që shpreson shumë se lojtarë si Dallku, do të jenë në gjendje të ndalojnë Frenk Riberi.
Mister, përse Bulku dhe jo Lala?
Të jem i ndershëm, jam menduar në çdo moment se me kë do të luaj, pasi kemi dy ndeshje. Lala ka aftësi organizative dhe ka inteligjencë në mesfushë, ndërsa me Bulkun fitojmë kompaktësi, agresivitet, shpejtësi. Më pëlqen shumë Lala, por i kam shumë qejf ata që vrapojnë shumë.
Kemi 8-9 futbollistë me kartona, do të luajmë për gjithçka apo do bëjmë llogari për Luksemburgun?
Kartonat? Unë nuk bëj kalkulime përsa u përket kartonave, por natyrisht që më duhet të mendoj edhe për këtë, duke qenë se kemi një tjetër ndeshje pas Francës. Më shumë jam i shqetësuar për të ruajtur kondicionin fizik, gjë që është shumë e rëndësishme.
A mund ta përballojë Dallku i vetëm Riberinë?
Unë i besoj Dallkut përsa u përket mbulimit të Riberi, por më shqetëson më shumë kondicioni i Skelës, i cili do të ketë për detyrë të mbulojë edhe Evra. Gjithsesi, do ta shohim gjendjen gjatë lojës, por gjendja fizike mund të kompensohet me mënyrën sesi një futbollist luan në fushë.
Franca është një ekip i mirë jo vetëm në sulm, por edhe në mbrojtje, keni menduar si do të luani kundër saj?
Unë diskutoj herë pas here me futbollistët për të gjetur strategjinë e përshtatshme me të cilën do të luajmë, pra me një mbrojtje të ngjeshur apo me kundërsulm. Nuk presim të dominojmë ndaj Francës dhe nuk them që do ta mbajmë topin më shumë ne, por gjithsesi nuk është e thënë që vetëm do të mbrohemi, pasi edhe do të sulmojmë.
Ata kanë edhe disa mungesa, është ky një favor?
Nuk mendoj se kjo është një humbje e madhe për Francën, sepse ajo ka shumë lojtarë që mund t’i zëvendësojë.
A është e rrezikshme të lësh kapitenin e ekipit jashtë?
Eh..., t’ju them të drejtën është e ndjeshme gjithmonë, sepse kapiteni është njeriu i parë në skuadër, është ai që organizon lojtarët brenda dhe jashtë fushë. Megjithatë, me të vërtetë po ju them që nuk kam vendosur nëse do të luajë Lala apo Bulku. Unë do mundohem të bëj zgjedhjen më të mirë profesionale në shërbim të ekipit.
Përse Curri në mesfushë?
Sepse na duhen lojtarë agresivë dhe Curri është një i tillë. Mund të futet në duele, të marrë topin ndaj kundërshtarit dhe të shkojë në zonë e të rrezikojë. Gjithsesi, kjo ishte edhe një zgjidhje e kushtëzuar disi nga forma e mirë që po kalon Teli.
Sa pikë mund të shkojmë këtë edicion?
Ju thashë që nuk dua të bëj kalkulime, sepse pastaj jeni ju gazetarët të parët që do të më dilni kundër.
Jeni i kënaqur me një humbje 0-1 me Francën?
Jo, jo. Mua më pëlqen një rezultat pozitiv, nuk do isha aspak i lumtur me një humbje, qoftë kjo 0-1 apo 0-2.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)