Berisha Historia shtylla kryesore e nje shteti

Historia eshte shtylle kryesore e dijes se nje kombi dhe ai duhet ta dije ate objektivisht. Ndaj ajo duhet shkruar duke iu permbajtur parimeve dhe metodave shkencore
Kreu i qeverise Sali Berisha priti diten e djeshme ne zyrat e kryeministrise Eqerem Zenelajn i cili eshte profesor i shkencave juridike dhe studiues i ceshtjes shqiptare. Ne kete takim Zenelaj ishte i shoqeruar nga ambasadori shqiptar ne France Vili Minarolli. Gjate takimit Kryeministri Berisha perseriti edhe njehere se duhet rishkruar edhe njehere historia e Shqiperise pasi sipas tij jane ende shume ceshtje te mbetura nen hije. Ai theksoi se historia eshte shtylla kryesore e nje shteti dhe per kete arsye ajo duhet studiuar ne menyre shkencore. Historia eshte shtylle kryesore e dijes se nje kombi dhe ai duhet ta dije ate objektivisht. Ndaj ajo duhet shkruar duke iu permbajtur parimeve dhe metodave shkencore - u shpreh kreu i qeverise. Ndersa vleresoi punen e cmuar te bere nga Zenalaj i cili ka grumbulluar ne 17 arkiva te shteteve te ndryshme dokumente historike qe ndricojne kontributin e figurave shqiptare ne aspekte te ndryshme te gjuhes historise dhe te perpjekjeve per pavaresi. Kreu i qeverise theksoi se duhet te ndricohen shume aspekte te historise me dokumente dhe fakte. Nderkohe Zenelaj njohu Kryeministrin Berisha dhe me projektet e tij per te ardhmen ne vendin tone ku nje nga keto projekte do te jete ekspozita per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise me teme Figurat shqiptare ne veprat e artisteve evropiane e cila do te organizohet nen kujdesin e Kryeministrit Berisha. Kreu i qeverise e cilesoi kete pune te studiuesit si te shkelqyer pasi ka renditur figura te ndritura ne panteonin e kombit. Gjithashtu Zenelaj i shprehu Kryeministrit Berisha vleresimet e tij me te larta per punen e bere nga qeveria shqiptare per sa i perket crrenjosjes se komunizmit ne Shqiperi ne mbeshtetjen e pavaresine e Kosoves dhe ne progresin e Shqiperise ne rrugen e zhvillimit. Propozimi i Kryeministrit Berisha per ndryshime te historise se periudhes se komunizmit eshte bere qe prej vitit 2007 por kete propozim ai e ka bere edhe ne takimin qe pati me historianet. Historia vazhdon te jete nje njerke e keqe per shqiptaret dhe kesaj radhe e kam fjalen ne vepra ne shkrime. Ajo nuk iu ka thene shqiptareve akoma te vertetat e tyre ajo serish eshte e mbuluar me hirin toksik te regjimit diktatorial 45-vjecar. Edhe nje here une u bej thirrje historianeve te ketij vendi te hapin arkivat dhe tu thone shqiptareve te vertetat historike te tyre ashtu sic jane - eshte shprehur kreu i qeverise gjate takimit me historianet pak jave me pare. Sipas tij ishte periudha 50-vjecare e regjimit komunist ne Shqiperi ajo qe i vendosi nje hije te zeze te vertetat e shqiptareve. Nje nder arsyet kryesore te rishkrimit te historise eshte abuzimi qe i eshte bere asaj per 50 vjet me radhe gjate regjimit te diktatures komuniste ku shume atdhetare ne librat e historise se mesuar deri me sot jane cilesuar si tradhtare nga regjimi i kohes. Per kete kreu i qeverise ka kerkuar ngritjen e nje grupi ekspertesh dhe fillimin sa me pare te punes per zbardhjen e plote te te vertetave dhe fakte per sa i takon historise shqiptare. Me ndryshimet qe do te pesoje historia e Shqiperise do te jepen dhe faktet per krimet e egra te komunizmit te cilat deri me sot jane pasqyruar si heronjte e Shqiperise ne nje kohe qe faktet dhe dramat njerezore te asaj periudhe tregojne te kunderten.
Berisha-Al Jalahma Se shpejti rritje te investimeve kuvajtiane ne vendin tone
Kryeministri Sali Berisha priti diten e djeshme ne takim Sekretarin e Pergjithshem per Waqf Affairs te Kuvajtit Mohamed A. Al-Jalahma dhe drejtorin rajonal te Kuvait Joint Relief Committw Ibrahim El Faki. Gjata ketij takimi Kryeministri Berisha shprehu falenderimet per mbeshtetjen qe qeveria e Kuvajtit i ka dhene vendit ne fusha te ndryshme si dhe vleresoi kontributin personal te Al-Jalahma-s ne kete mbeshtetje. Kreu i qeverise shprehu interesin per forcimin e metejshem te bashkepunimit dhe shtimin e investimeve kuvajtiane ne vend. Berisha theksoi edhe ndihmen e vyer te qeverise dhe Al-Jalahma ne ndertimin e Qendres Rajonale te Autizmit dhe kontributin e vazhdueshem ne permiresimin e situates se autizmit ne Shqiperi. Nga ana e tij Jalahma duke vleresuar ndryshimet e medha pozitive qe ka bere vendi falenderoi qeverine shqiptare e cila ka krijuar lehtesi ne operimin e bizneseve kuvajtiane ne pergjithesi. Ai vleresoi edhe qendren e re te autizmit te hapur ne vendin tone duke theksuar se ajo duhet te jete nje qender per te gjithe rajonin.