E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga nderon Leka Zogun e Parë

TIRANE- Përvec qytetarë të shumtë që kanë mbërritur nga Kosova për të nderuar Leka Zogun e Parë, rreth orës 11:49 vetë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku ka bërë homazhe në ndër të pretendentit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu i Parë.

Prej orës 10:00 në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë vazhdojnë homazhet në nderimet të Zogut të Parë, ndërsa rreth orës 12:00 trupi i pajetë do të niste drejt varrezave të Sharrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›