E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati PAD ne 2013-n pjese e parlamentit

Kreu i Aleances demokristiane Zef Bushati eshte takuar me kreun e AD-se ne Itali Angelo Sandri si dhe kryetaren e AD-se Greqi Dora Bakojanis. Ne mbledhjen e radhes se PAD-se Bushati theksoi se Aleanca Demokristiane shqiptare do te jete vazhduese konsekuente e filozofise dhe doktrines se Demokracise Kristiane. Ai tha se PAD-ja po punon me perkushtim e vendosmeri per tu rikthyer ne Parlamentin e Shqiperise ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Ne nuk jemi as e kuqja dhe as bluja e spektrit politik ne perfaqesojme te bardhen e ketij spektri e cila eshte ne konflikt te vazhdueshem me fenomenet negative te shoqerise qe vijne edhe si pasoje e korrupsionit dhe kriminalitetit. Ne ndihemi krenar - tha Bushati. Ai u shpreh i sigurt para anetareve te kesaj force politike per pjesemarrje ne parlament ne zgjedhjet e ardhshme sipas tij nje pjese e mire e elektoratit shqiptar do te votoje PAD-ne. Ne mbledhjen e radhes se kesaj force politike u zhvilluan edhe zgjedhjet e reja per strukturat drejtuese ku Bushati u rikonfirmua si kryetar i PAD-se. Drejtuesit e Kryesise se ADK-se ne diskutimet e tyre theksin e vune tek organizimi dhe forcimi i propagandes se partise per te shtrire deget ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe per te bere te njohur sa me shume qe te jete e mundur programin e partise nepermjet prezences ne shtyp e ne media.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›