Berisha: I qartë apeli i KE. Hetoj cdo pretendim, vec kutive
TIRANE-Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi Rezolutën për Shqipërinë, kryeministri Sali Berisha komentoi sot se kjo rezolutë ishte e qartë për opozitën shqiptare, që të mbyllë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend, pasi kutitë nuk do të hetohen kurrë. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha deklaroi sot se “u bë e qartë që bojkoti nuk pranohet. Ky ishte një apel i BE për kthimin e opozitës shqiptare në Kuvend”, u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë garantoi se do të plotësonte cdo kërkesë së Partisë Socialiste, sic është dhe hetimi I zgjedhjeve, por kurrë hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar. “I premtoj zotit Rama se do të hetoj çdo pretendim përveç hapjes së kutive. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me opozitën për të gjitha reformat”, tha Berisha gjatë konferencës për shtyp. Kryeministria tha më tej se opozita do të jetë zëri kryesor i reformave dhe asaj do t’i lihen të gjitha hapësirat e nevojshme. Edhe njëherë Sali Berisha i bëri thirrje personalisht Edi Ramës që të dëgjojë këtë radhë zërat që I kërkojnë kthimin në Parlament të opozitës. “Rama të dëgjojë tempujt e demokracisë, dashamirësit e tij”. Ndër garancitë që Berisha dha kundrejt PS vetëm që të pezullohet bojkoti ndaj Parlamentit, kreu i qeverisë premtoi se nuk do të refuzonte askënd që do të ndërmjetësonte bisedimet me Ramën, qoftë ky dhe Presidenti Topi. Berisha theksoi se është I gatshëm për bisedim me Ramën. “Nuk refuzoj asnjeri për ndërmjtetësimin e një takimi mes meje dhe ramës. I mikpritur cilido që jep kontribut pasi jam gati që nesër të ulem në tavoline me Ramën”. I pyetur për fatin e mandateve të deputetëve socialistë, berisha u shpreh qartazi se mosbërja e mandatit sjell humbjen e mandatit. “Tani është Rama që do të vendosë për 64 mandatet e PS”, tha Berisha ne konferencen e sotme per shtyp.(d.b/BalkanWeb)