“Të zgjedhurit të futen në parlament dhe të bëjnë punën e tyre si deputetë”

Eurodeputetët në Bruksel përshëndesin dhe inkurajojnë qëndrimin e deputetëve LMN-së. Hannes Swoboda, Zëvendëspresident i grupit të socialdemokratëve në PEEurodeputetët në Bruksel kanë përshëndetur qëndrimin e mbajtur nga Ben Blushi dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste për të hyrë në Kuvend. Kësisoj, institucionet evropiane i japin mbështetje të plotë nismës së deputetëve socialistë për të thyer bojkotin e parlamentit. Në takimet e zhvilluara atje grupi i deputetëve kritikë ndaj Edi Ramës u shpreh se një qëndrim i tillë do të pasohet shumë shpejt edhe nga deputetë të tjerë të kësaj partie. Grupimi socialist i Parlamenti Evropian ka qenë më i ashpri ndër qëndrimet e shprehura, të cilët u kanë kërkuar deputetëve të opozitës që të futen në parlament brenda afateve Kushtetuese.“Jam i sigurt se e vetmja mënyrë për të bashkëpunuar politikisht është të punosh në parlament. Të zgjedhurit duhet të punojnë në parlament. Mund të bësh një bojkot prej një dite ose prej një jave, por bojkoti duhet të jetë vetëm një aksion i shkurtër dhe jo afatgjatë”, u shpreh Swoboda. Lidhur me faktin nëse duhet të ndiqet ky aksion nga e gjithë opozita, ai u shpreh se, “të gjithë anëtarët e partisë që janë zgjedhur si deputetë duhet të futen në parlament dhe të bëjnë punën e tyre si opozitë. Një opozitë nuk ka si të mos punojë jashtë parlamentit, kjo nuk është e përputhshme me parimet demokratike. është shumë e rëndësishme pasi ne kemi marrëdhënie të mira me partitë nëse ato punojnë në parlament. Ne nuk mund të kemi marrëdhënie me disa grupe deputetësh, pasi ne besojmë në parlamentarizëm”, deklaroi Zëvendëspresident i grupit të socialistëve në PE.Sipas tij, edhe nëse ka ankesa për manipulim ose shpërdorim të zgjedhjeve, janë instancat gjyqësore ato të cilat vendosin, për gabimet që janë bërë dhe organizatat ndërkombëtare. “Por, njerëzit që zgjidhen duhet të bëjnë punën e tyre gjithë kohën. Ne duam një opozitë efikase dhe frytdhënëse në parlamentin shqiptar. Një opozitë që është e fortë, por që ndihmon qytetarët që të zgjidhin problemet e vendit, të ndihmojë në procesin e liberalizimit të vizave dhe të kontribuojë në hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi më tej, Hannes Swoboda Zëvendëspresident i grupit të socialistëve në PE. ...