E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, fabrika u ndërtua me urdhër të Ministrisë së Mbrotjes

TIRANE- Drejtori i Fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec e cila shpërtheu më 15 mars 2008 dëshmon në seancë gjyqësore se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë urdhër për fillimin e punimeve për ndërtimin e fabrikës.Në seancën e sotme gjyqësore ndaj 29 të pandehurve Dritan Minxolli dëshmoi se punimet për ngritjen e fabrikës kishin nisur më 29 maj të 2007 nga SAC- Albademil dhe se vetë ish gjenerali Shpëtim Spahiu kishte dhënë urdhër për ngritjen e fabrikës.Minxolli vazhdon ne dëshminë e tij se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i asaj periudhe, Luan Hoxha kishte qenë në dijeni të aktivitetit të demontimit të municioneve në Gërded dhe madje në qershor të po atij viti kishte inspektuar punimet e fabrikës.Tragjedia e Gërdecit ishte më e rënda që ka goditur vendin tonë vitet e fundit, më 15 mars 2008, 15 kilomera nga Tirana shpërtheu një fabrikë ku cmontoheshin municione duke shkaktuar 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe dhjetra banesa e biznese të shkatërruara.Të 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit po gjykohen në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Ndërkohë në Gjykatën e Lartë padia e një 12 vjecari, Roxhers Durda hapi procesin gjyqësor nga ministrit të Mjedisit, atëherë ministër i Mbrotjes Fatmir Mediu. I mituri i cili humbi në tragjedi, nënën, banesën dhe personalisht mori plagë të shumta në trup akuzon Mediun për dëmtim. Alketa Hazizaj, një tjetër banore e Gërdecit ka paditur Mediun për dëmtin nga tragjedia e 15 Marsit në fshatin e saj. Trupi gjykues vendosi që seanca e pajtimit mes Mediut dhe Hazizajt të nisë më 15 Shkurt.Ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin teknik të fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish punonjësi i MEICO-s Sokol Gjeci janë në gjëndje arresti. Ata akuzohen për vrasje masive dhe shkatërrim prone. Mes të pandehurve që gjykohen në gjendje të lirë, kryesisht janë ish- funksionare te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›