Edi Ramës i duhet Arta Dade për bashkimin e bandave të Aldo Bares me atë të Hakmarrjes
Djali i Arta Dades, korrier i Orik Shytit. Provohet varësia e opozitës nga bandat e Aldo Bares dhe të Hakmarrjes, ndërkohë që s’ka sinjale për përshkallëzimin e opozitës së tyre edhe në veprime operativePo qarkullojnë argumente të rënda të lidhjeve të ngushta të Arta Dades me bandën famëkeqe të “Hakmarrjes për Drejtësi”, por nuk ngelet pas në këtë pozicion, as ajo e Lushnjes që kryesohej nga Aldo Bare. Partia Demokratike hedh dritë mbi ato që deri më tani mund të ishin konsideruar si aludime mediatike dhe njëherazi politike, lidhur me segmentet e caktuara të krimit të organizuar në vend dhe marrëdhëniet e tyre me politikën. S’ka më mëdyshje se akuzat që janë hedhur në drejtim të “diplomates” së Edi Ramës Arta Dade, janë të pabaza. Tashmë ekzistojnë fakte dhe të dhëna që e implikojnë atë familjarisht në raporte të ngushta me Orik Shytin dhe Aldo Baren, kapobandat më të rrezikshëm të Ballkanit dhe Europës. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, bëri dje publike për mediat provat e rastit që faktojnë të gjitha akuzat e mëparshme se Arta Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në foton e publikuar, shihen qartë dy koli, pra dy pako që djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dërgon me postë Orik Shytit, pra njërit prej eksponentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi”. “Janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden në njeriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës. Daden dhe Ramën i bashkon Aldo Bare dhe ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës nuk është gjë tjetër - dhe kjo foto e fakton - veçse ndrikulla e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, që zbaton urdhrat e kumbarit Edvin Kristaq Rama”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike. Kësisoj, s’ka më nevojë për koment gjithçka që është gatuar nga kjo klikë malavitësh kriminalë që arritën para dy ditësh deri te një kërkesë me firmën e Arta Dade Bares, për përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës. Ndërkaq, është e ditur tashmë se edhe Edi Rama në sajë të përgjimeve telefonike të Dondollakut, citohet se personalisht Edi Rama është i lidhur me “Hakmarrjen për Drejtësi” që kryesohej nga Orik Shyti. Sipas zbardhjeve të bisedave telefonike, kapobandat e Lushnjes ishin në situatë të sikletshme pasi kryebashkiaku i Tiranës ishte vënë nën shërbimin e “Hakmarrjes për Drejtësi” e të Orik Shytit, dhe rrjedhimsht edhe po cenonte bizneset e tyre. Paratë në lojë ishin të paneglizhueshme dhe kishin të bënin kryesisht me akordimin e lejeve të ndërtimit, apo – siç citohen mediat e huaja – edhe me pastrimin e parave, por tashmë me Arta Daden energjistë apatride duket se s’do të çohen kot, pasi bota e krimit është bashkuar kundër autoriteteve shtetërore, dhe kjo po ndodh nën “lidershipin” opozitar të Edvin Ramës....