E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Martyt Berisha Te hetohet cdo pellembe toke

Berisha Mbrojtje deshmitareve te hetojne ekspertet e BE-se. Ne alpe kockat serbe te Luftes I Boterore jane te panumerta

Kryeministri Sali Berisha kerkon qe eksperte te BE-se te vijne dhe te hetojne cdo pellembe te territorit te Shqiperise. Pas miratimit ne Keshillin e Evropes te raportit te zviceranit Dick Marty Berisha beri te ditur se Shqiperia eshte e hapur per hetimin lidhur me akuzat e ngritura per trafikim organesh. Por ai beri te qarte se ne alpet e Shqiperise do te gjenden vetem kockat e pushtuesve serbe te Luftes se Pare Boterore. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise z. Berisha shprehu gatishmerine per te bashkepunuar me organet e drejtesise ndersa garantoi komunitetin nderkombetar se vendi yne do ti jape mbrojtje te plote cdo deshmitari qe do te kerkohet. Dick Marty ka bere nje deklarate te rendesishme se do te jape deshmitare nese do te kene mbrojtje. Dua te garantoj komunitetin nderkombetar se Shqiperia do tu jape mbrojtje te plote cdo lloj deshmitari qe do kerkohet - u shpreh Kryeministri shqiptar. Deklaratat e Kryeministrit u bene gjate mbledhjes se sotme te qeverise ku kreu i qeverise u ndal gjeresisht ne vendimin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes ku u votua raporti i Dick Marty. Theksoj edhe nje here se akuzat e ngritura ne raport nuk jane te reja jane akuza te fabrikuara nga makineria propagandistike e Milloshevicit fill pas sulmit te NATO-s mbi Sadamin e Ballkanit. Akuzat jane hetuar dhe nuk kane qene te verteta - tha Berisha.

Sipas Berishes Duhet te jesh i verbuar nga urrejtja ndaj shqiptareve qe te pretendosh se nje shqiptar jep shtepine e tij per kasaphane njerezore. Berisha theksoi se delegacioni shqiptar ne KiE votoi pro rezolutes pasi ne te kundert do te dukej sikur i kunderviheshim hetimit. Berisha permendi se akuzat e raportit nuk jane te reja. Ato jane te fabrikuara nga makineria e Milloshevicit fill pas sulmit te NATO-s mbi Sadamin e Ballkanit dhe kurre sjane gjetur te verteta - tha kreu i qeverise.
Ai shtoi me tej se akuzat per marrje organesh jane krimet me te shemtuara me te papranueshme. Berisha tha se ne jemi do te jemi plotesisht per hetimin e cdo pellembe te ketij territori. Kocka serbesh mund te jene te panumerta ne alpet tona por ato jane te Luftes I Boterore kur iknin dhe u dogjen shtepite malesive te Shqiperise. Shqiptaret u dhane denimin e merituar - theksoi z. Berisha. Por ai garantoi se varre te perbashketa ne Shqiperi nuk ka te vije kush te doje te hetoje. Te mendosh se nje shqiptar jep shtepine e tij per kasaphane njerezore sic pretendohet kjo eshte akuze e dyshimte. Te behet trafik organesh pa ditur abc-ne e atij procesi kjo smund te ndodhe ne nje fshat te thelle - tha Berisha. Ai e cilesoi si nje raport racist dhe antishqiptar ate te Dick Mary ndersa garantoi mbrojtje per deshmitaret. Mirepres hetimin. Dick Marty ka kerkuar mbrojte per deshmitaret. Une garantoj institucionet e BE-se se Shqiperia do te jape cdo lloj mbrojte per deshmitaret - theksoi Kryeministri. Berisha vijoi me tej se shpreh percmimin tim per perpjekjet kur ai akuzon personalitete te shquara disa prej te cileve ne shpirtin tyre ne karrieren e tyre kane pasur perkushtim lirine dhe te drejtat e njeriut dhe sdo te pranonin kurre qe krime te tille monstruoze te fshiheshin. Ato qe thuhen per shqiptaret jane shpifje. Ai informoi se EULEX ka pranuar qe te hetoje. Pikerisht per kete delegacioni yne duke qene dakord me asgje tjeter ne ate raport te shkruar nga Vukcevic sic thote vete ai se raporti im eshte pothuajse teresisht ne raportin e Dick Marty por i gjetur para faktit se ne qofte se do te votonim kunder ne faktikisht do ti kunderviheshin hetimit votoi pro hetimit natyrisht me asnje fjale tjeter te atij raporti racist i cili merret me pershkrimin e bere nga antropologe nga etnologe me raciste te doktrines antishqiptare serbe. Ka hequr nga Cubrilovic vetem pjesen e nenes pasi Cubrilovic thote se qe ti zhdukim keta duhet tjua zhdukim nenen. Pra ky eshte thelbi qe per tia zhdukur racen duhet tjua zhdukim nenen pasi nena solli gjakun ilir te paster gjer sot. Nuk thote kot Rose Wilder Lane se keta jane femijet ariane eshte raca ariane ne femijerine e saj. Por kete tia leme atyre qe merren me racat. Une nuk merrem me racat por merrem me kete problem. Ky eshte qendrimi yne - tha z. Berisha.

Ndersa per trafikun e organeve Berisha shtoi se duhet te jesh i verbuar nga urrejtja ndaj shqiptareve qe te pretendosh e te mendosh se nje shqiptar jep shtepine e tij per kasaphane njerezore sic pretendohet per familjen Katuci per te cilen ai kerkoi falje. Kurre Duhet te jesh i verbuar e te mos kesh abc-ne me elementare te procesit se si merret organi qe te pretendosh se ne familjen Katuci ne nje shtepi fshati qenkan marre organe. Por prape akuza eshte me e renda. Nuk ka akuze si kjo. Eumlshte krimi me i rende ne listen e krimeve kunder njerezimit - u shpreh Kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›