Berisha Inauguron HEC-in në Gramsh
Kryeministri Berisha inauguroi dje hidrocentralin e Tervolit, me vlerë 8 milion euro dhe fuqi të instaluar prej 12 MË. “Shndërrimi i Shqipërisë në një superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon është një nga qëllimet madhore të kësaj qeverie e mazhorance, çka nënkupton të bëjmë çdo gjë që të gjitha burimet ujore të vendit të mos derdhen të fjetura në det, por të shndërrohen në energji elektrike për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha. Sipas tij “Komunitetet lokale kudo që janë të bashkohen e të ndërtojnë hidrocentrale të vogla, për të marrë falas, për të marrë energji me çmim të leverdishëm, për të shitur energji me çmimin e tregut e për të ndarë fitimet e saj”.